Dua është revoltuar që Instagrami nuk e ka njohur këngën e saj dhe kjo vjen sipas ekzistencës së profileve të shumta fallso që e kanë postuar këngën më parë. Megjithatë këngëtarja ka zgjedhur ta ruajë këtë video pa zë, duke qenë se është e rëndësishme për të.
“Instagrami ka fshirë videon videon time të këngës Last Dance, për arsye të së drejtës së autorit. Kjo më mërzit sepse është kënga ime, por sidoqoftë unë e kam ripostuar sepse e dua këtë video e cila fatkeqësisht është pa zë. Momentet e rëndësishme nga Shqipëria ime. Kështu duket Tirana me mbi 30 mijë njerëz. E pabesueshme. Faleminderit!”, ka shkruar Lipa.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com