Artisti shumë i ri shikon në qytetin e Barcelonës në Spanjë punimet e arkitektit katalanas Antuan Gaudi do të mahnitet. Nga shpirti i del një thirrje, e cila do ta shoqërojë më pas në krijimtari. “Familja sacrata” në skalitjen e formave, si një mrekulli e arkitekturës botërore do t’i bëhen jeni frymëzim i madh. Vuri re ndryshimin me arkitekturën tradicionale dhe kjo gjë e vuri në mendime. Më pas njihet me teorinë e gjeniut të shkencës Anshtajnin dhe tij dhe pëson një mrekulli të dytë. I ndikuar nga format organike, ndjen tërheqjen e madhe drejt hapësirës dhe vendi që ze forma në të. "Në shkollë të mesme kam qenë i hipnotizuar nga teoritë e Ajnshtajnit", thotë Fujimoto. Koncepti im i hapësirës më erdhi nëpërmjet Ajnshtajni, jo trajnimit arkitektonik." Teoria e relativitetit e josh, që edhe pse ndjen vështirësitë e formulave të fizikës, i nxit fantazië. Labirintet e panumërta të gjeniut të shkencës e vunë në mendime për të kërkuar e për të gjetur përgjigjen e pyetjeve të shumta që i vinin në mendje. Dhe përgjigjet duhet të ishin përgjigje vizuale, sepse e gjithë qenia e tij ishte e mbytur nga figura.
Një shkenctar dhe një arkitekt bëhen frymëzimi, një lidhje në dukje e çuditshme, por që në thelb të dy kanë një gjë të përbashkët: - fantazinë. Shkenca dhe zbulimi i të fshehtave të saj, ndërtimet arkitekturale nuk mund të bëhen pa pasur fantazi, ajo është thelbi dhe guri i themelit të krijimit, sepse çdo gjë në fund të fundit është guxim i fantazisë.
Është hera e parë që paraqitet një instalacion në përmasa të tilla. E gjitha është dhuratë. Ajo do të qëndrojë në atë vend për tre vjet rradhazi për t’u lenë vend pëlqimeve apo edhe kudërshtive. E rëndësishme fati për kryeqytetin të mbart një vepër të tillë. ajo ze një sipërfaqe të madhe të lëndinës me struktura delikate dhe e rrjetëzuar mese shufrave dhe nyjeve bashkuese prej çeliku. Ka peshë dhe pamje gjysëm të tejdukshme që e lejon të jetë e ngjashme me një re.
Vepra ka udhëtuar pjesë pjesë nga Anglia e largët, ku qëndroi si pavion i “Serpentine Gallery” për t’u shfaqur po me atë hijeshi e bukuri në barin e gjelbërt. Është çmontuar copa - copa, të cilat të mbështjellë me kujdesin më të madh plot 18 maune me materiale udhëtuan për në vendin tonë, falë fondacionit “Luma”, që mori përsipër gjithçka duhej për ardhjen dhe instalimin.
Janë përdorur ele kornizë strukturore çeliku, të lyera me ngjyrë të bardhë, pllaka xhami dhe tuba, si dhe parmakë tub i bardhë çeliku, ndërsa çatia është me disqe polikarbonati, duke u ngritur deri në 7 metra,. Ajo bën përthyerjen e të bardhës duke dhënë nuanca të shumta të errta që futen midis të bardhave dhe japin idenë e lëvizjes.
Lyerja me të bardhë e elementëve ngrihet mbi të gjelbrën e barit dhe shkrihet e humbet në kaltësinë e qiellit, konturet e godinave përreth, duke u kombinuar e gërshetuar me lëvizjen e reve e atyre të vizitorëve, shkrirë në një lëvizje të madhe tredimesionale ç’ka jep plotësisht idenë të një reje artistike si një rjetë e hollë lëvizëse, pa një rregullsi të përcaktuar dhe bëhet pjesë lidhëse e peisazhit përreth.
Është kërkuar që poezia e veprës të jetë marrëdhënia e njeriut me natyrën, dhe të kishte lidhje me një institucion arti. Nuk është si një skulpturë parku, por si një pavijon ku ndodhin ngjarje. Edit Pula këshilltare e kreut të Bashkisë së Tiranës dhe drejtore e këtij projekti, shprehet se u është shumë mirënjohës znj. Maya Hoffman dhe fondacionit ‘Luma’ në Zvicër dhe Francë, të cilët ia dolën mbanë dhe përballuan të gjitha kostot, si të transportit, të instalimit dhe të siguracionit”.
Fujimoto kërkon “të thyejë” muret e arkitekturës, sepse në thelb të krijimit të tij është zgjerimi i hapësirës. E strukturuar si një vepër arkitektonike, në gjetje kubike, vepra është e hapur, mund të futesh brenda saj, ta prekësh me dorë e të ulesh për të pirë edhe një kafe, për të ndjerë e shijuar një përvojë të re, në zhvillimin e sotëm të formave të artit. “Jam përpjekur të krijoj diçka që shkrihet në gjelbërim, është shprehur artisti Në fillim nuk mendoja se më pëlqente të bëja një re”. Gjelbërimi i pemëve dhe barit dhe midis tyre duhet të ndërfutej reja e bardhë duke u shkrirë në to. Dyzimi, mbeti krijimi i një instalacioni ndërmjet një strukture artificiale të shkrirë më mjedisin përreth. Dhe ia doli mbanë.
Është vepra e parë që shfaqet kaq dukshëm në një prej lulishteve të kryeqytetit. Ndonëse instalacion është një vepër arti e mirëfilltë dhe shumë e bukur, hamngjitëse dhe joshëse njëherazi, të ndjell dhe të shoqëron në ecjen tënde. Gjatë kësaj ecjeje ndodh edhe “çudia”: “Reja” lëviz, endet duke ndjekur hapat e shikuesit. Është një ndjesi e paprovuar më parë gjatë kundrimit të një vepre arti.
Takimi me “Renë” është thithës. Vepra “të prish” qetësinë, të ndjell në madhështi, të shoqëron në lëvizje, në shndrrimin në çdo hap që hedh. Nuk mund të qëndrosh i ngurtë në një vend për një soditje të qetë. Vetvetiu këmbët lëvizin, duke ndjekur format që krijohen në një plastikë të gjallë, që herë “godet” në dalje të forta, e herë sikur fshihet e humbet në tejdukshmëri në fshirjen e konturimeve metalike. E gjithë struktura është hedhur e projektuar në struktura të pafundme kubike dhe shpesh në këto forma është gjetur edhe një lirizëm i hollë poetik, pjellë e një shijeje të hollë të artistit.
Vepra është në harmoni me mjedisin përreth, lidh e mbledh objektet përreth. Dikujt edhe mund të mos i pëlqejë vendvendosja, duke kërkuar një hapësirë më të madhe, ku këndvështrimet mbi instalacion të ishin më të shumanshme, e megjithë “ngushtësinë”, kompozimi me volume hapësinore bën dukjen e zhdukjen e objekteve përreth nën tisin apo dendësinë fluide të konstruksioneve të lehta. Koncepti i saj është të jetosh në hapësirë duke lëvizur brenda saj. Vepra si instalacion është një “peisazh arkitekture”, ku gjeometria e formave del nga ngurtësia karakteristike, që ndonëse e gjitha është gjeometri në struktura të mirëdrejtuara, në heqje paralele dhe forma të sakta, në preje figurat këndore, kur bashkohen në tërësi, si ansambël harmonik.
Vendosja e elementeve metalikë ndërthuren me pllakat e xhamit dhe tubat, ndërsa simetria dhe rregullsia e vendosjeve të kujdesshme ndjek ritmin apo më saktë krijon ritmin e lëvizjes, i cili është rrethor tredimensional, nga se në çdo anë që t’i vërtitesh veprës, ajo shfaq pamje e profile të ndryshme, duke sjellë e prodhuar forma të njëpasnjëshme të pafundme që shkojnë deri në pafundësi... Të shijosh një vepër të tillë është një kënaqësi sa estetike aq edhe hamngjitëse.
Struktura përmbyll volumin dhe lëvizjen si brenda edhe jashtë saj. Mban në vetvete një mister, që si një tis i hollë shtrihet e lëviz në mjedisin përreth. E gjithë struktura ngrihet e mbështëtet në dukje në një parregullsi, por që lidhet e kaplohet thellësisht nga lëvizja. Krijimi i lëvizjes bëhet nga ndërthurja e elementëve për të krijuar hapësirë dhe zhvendosja e shikuesit përreth saj. i bën format plastikë të konstruksioneve që të marrin volume të papritura e të befasishme, ku herë dëndësohen e herë hapen e humbasin në kaltërsinë e qiellit apo jeshilen e barit e ndërtesat përreth, ndërsa e bardha zotëruese herë hapet e humbet në hapësirë, duke u shkrirë me të për t’u bërë e tejdukshme dhe herë të tjera mbushet, qendërzohet e mblidhet në vetvete. Qielli, pishat, palmat dhe objektet përreth bëhen pjesmarrëse në këtë lëvizje.
Lëvizja sa është e jashtme nga lëvizja e vizitorit, por është edhe vetëlëvizëse nga koha kur e shikon. “Reja” ndikohet nga dielli dhe dendësia e rezeve të tij dhe ndryshon volumit në çdo kohë, nga mëngjesi deri në orët e mbrëmjes, atëhere kur rrezet e diellit fshihen në largësi e ndizen dritat. Drita e ditës, rrezet e diellit apo ndriçimi i dritave artificiale japin gjendje të ndryshme, në një laryshi krejt të veçantë, si në asnjë vepër tjetër, bëjnë lojë interesante për t’ia lënë natës lëvizjen e re të dritës artificiale.
“Reja” sjell në vëmendje të shikuesit forcën e instalacionit, aftësinë që ai ka marë si një konceptim i ri artistik, që gjithnjë e më shumë po ze vënd në krijimtarinë artistike. Si një formë e re shprehëse kërkon kohën e vet në mirëkuptim dhe vlerësim dhe sa më shumë vepra aq më shumë e fortë bëhet joshja ndaj kësaj forme të artit.
Studiues arti
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)