KODIS, është instaluar për herë të parë nga FBI-ja dhe ka ndihmuar këtë agjenci në zbardhjen e mijëra krimeve. Ky projekt është realizuar me mbështetjen e Ambasadës Amerikane dhe të FBI-së.
Sot në ambientet e Institutit të Policisë Shkencore u krye edhe ceremonia e certifikimit të tetë ekspertëve biologë. Të pranishëm ishin ambasadori Lu, kreu i Policisë, Haki Çako, përfaqësues të FBI.
"Si çdo herë, dhe kësaj radhe SH.B.A, po tregon një vlerësim dhe kujdes të veçantë në mbështetjen që i kanë dhënë e po i jep Policisë së Shtetit, në modernizimin e saj me teknologji e trajnime brenda standarteve të partnerëve ndërkombëtarë.
Në këtë kuadër, ne vleresojmë sot instalimin e Sistemit CODIS, i cili është një Sistem i Kombimuar i Indeksit të AND-së, dhe lejon identifikimin e vërtetë të të dyshuareve, personave të humbur apo personave të tjerë që bëhen objekt hetimi i organeve të zbatimit të ligjit.
Lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit, krimeve të rënda e korrupsionit është një nga prioritet kryesore të Policisë së Shtetit.
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kjo është një betejë e vështirë që kërkon punë të palodhur dhe bashkëpunimin e të gjitha strukturave ligjzbatuese.
Drejtoria e Policisë Shkencore, aktualisht është vendosur së fundmi në dy godina të tjera, me hapësira më të mëdha, zhvendosje e realizuar në një kohë të shkurtër dhe me fonde minimale.
Sigurisht që ka ende punë për të bërë, për të rritur cilësinë e kushteve të akomodimit të laboratoreve, për të qenë sa më funksional në punën e tyre.
Unë personalisht kam treguar interes dhe jam njohur me këto investime që synojnë në ngritjen e kapaciteteve të Policisë Shkencore për të zbuluar me metoda bashkëkohore shkencore, autorët e veprave penale.
Vendosja e sistemit CODIS, është një arritje tjetër e bashkëpunimit me partnerët tanë strategjikë dhe këto investime do të sigurojnë infrastrukturën e nevojshme për hapat drejt proçesit të akreditimit të Policisë Shkencore, drejt zbatimit të standarteve “ISO 9001” e më pas drejt standardeve më të larta si “ISO 17020” e “17025”.
Instalimi dhe udhëzimi për përdorimin e kësaj banke të dhënash nga FBI, do të përmirësojë aftësitë hetimore të Policisë së Shtetit, si dhe do të ndihmojë e mbështesë organet e tjera të zbatimit të ligjit përsa i takon indentifikimit gjatë hetimeve të tyre.
Me këtë rast, përshëndes dhe oficerët që janë trajnuar duke i uruar suksese në punën e tyre, dhe dua ti kujtoj se, ata patën fatin që janë të parët që do punojnë me këtë teknollogji moderne, prandaj u del për detyrë që gjithnje të rrisin perpjekjet per aftesimin teorik e praktik, duke dhënë kontributin e tyre në punën e vështirë të administrimit të provave shkencore.
Edhe një herë dua të falenderoj kontribuesit e këtij investimi serioz që bëhet në Policinë e Shtetit, dhe dua ti siguroj që ky investim do të ndikojë fuqishëm në rritjen e kapaciteteve hetimore të policisë në luftë kundër kriminalitetit në gjithë format e shfaqjes së tij," - tha Çako.
Foto të tjera
Baza e të dhënave të FBI-së për AND-të e instaluar këtu në Shqipëri mund të ketë akses në informacionin e AND-ve prej 190 laboratorëve në 50 vende përqark botës. Kjo bazë ka ndihmuar deri tani në mbështetjen e 250 mijë hetimeve policore.
"Baza e të dhënave të FBI-së për AND-të e instaluar këtu në Shqipëri mund të ketë akses në informacionon e AND-ve prej 190 laboratorëve në 50 vende përqark botës.
Kjo bazë ka ndihmuar deri tani në mbështetjen e 250 mijë hetimeve policore.
Duke përfunduar Ambasadori i SH.BA, Donald LU, ka shprehur besimin se kjo teknologji e re e mrekullueshme do ta ndihmojë Policinë e Shtetit Shqiptar në luftën kundër grupeve të sofistikuara të krimit të organizuar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që e ndihmojnë Shqipërinë që të jetë udhëheqëse në Ballkan për përdorimin e teknologjive të reja për zgjidhjen e problemeve të vjetra," -tha ambasadori Lu.
Në fund të ceremonisë, Ambasadori Donald Lu si dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Haki ÇAKO, iu kanë dorëzuar certifikatat 8 ekspertëve biologë të laboratorit të Policisë Shkencore që përfunduan kursin për vënien në përdorim të këtij sistemi të porsa instaluar.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)