Një në tre familje shqiptare ka një të paktën një anëtar në emigrim. Kjo shifër e bërë publike nga Anketa e Migracionit të Ekonomive Familjare të INSTAT tregon sipas drejtoreshës Elsa Dhuli se largimi nga vendi nuk është fenomen periferik.
“Sipas rezultateve, rreth 37% e familjeve shqiptare kanë të paktën një anëtarë të familjes së tyre që kanë migruar, qoftë aktualisht jashtë vendit apo që është kthyer nga migracioni në Shqipëri. Rreth 22% e familjeve kanë anëtarë aktualisht jashtë Shqipërisë, ndërsa 20% e tyre kanë të paktën nga një migrant të kthyer. Tregojnë se migracioni nuk është një fenomen periferik, por një faktor me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën ekonomike dhe sociale të vendit”, tha Dhuli.
Mes treguesish për të parë nëse prevalojnë dëmet apo përfitimet nga emigrimi, rol kryesor në këtë fenomen ka politika.
“Migracioni sjell njëkohësisht përfitime dhe kosto dhe balanca mes tyre varet nga politikat që ndërmerren”, tha drejtoresha e INSTAT.
Për politika të mira, për ta frenuar emigrimin apo për të joshur të larguarit, ndërkombëtarët bëjnë thirrje për të dhëna të besueshme.
“Të dhënat gjithëpërfshirëse e besueshme janë një nevojë strategjike për t'u mundësuar politik bërësve të kuptojnë në kohë reale ndryshimet. Përmirësimi i të dhënave është po kështu dhe thelbësor për rrugëtimin e integrimit në Bashkimin Evropian për Shqipërinë”, tha Ingrid Macdonald, OKB.
“Përtej përmbushjes së kritereve teknike mesazhi është i qartë që ne duhet të përmirësojmë të dhënat për migracionin në Shqipëri në mënyrë që të kemi hartimin e politikave më të mira”, tha Evis Sulko nga BB.
Pjesë e këtij anketimi të kryer nga INSTAT dhe Banka Botërore, kanë qenë 5 mijë familje nga i gjithë vendi, dhe ofrojnë informacion të thelluar mbi dinamikat e migracionit, faktorët nxitës, nevojat dhe ndikimet socio-ekonomike.
Komente












Duhet opozita te kerkoje zgjedhje te parakohshme ne maj 2026 keshtu kemi demokraci
Përgjigju