INSTAT, abortet tek adoleshentët 140 për çdo 1000 lindje! Gjinekologu: Mund të jenë edhe më të larta! Psikologia: Prindërit të flasin më shumë me fëmijët

Të dhënat zyrtare për numrin e aborteve në vend flasin për një përmirësim  krahasuar me vitet e fundit. Sipas një raporti të publikuar nga instituti i statistikave rezulton se për moshat nga 15 deri në 19 vjeç, për çdo 1.000 lindje raporti i abortit rezulton më i lartë në moshën 18 vjeçare. Megjithatë mjeku gjinekolog Astrit Bimbashi në maternitetin Koço Gliozheni  tregon se kjo shifër mund të jetë më e lartë.

“Për fat të keq INSTAT nuk e kontrollon dot shërbimin privat, në bazë të kualifikimeve të shërbimit privat disa spitale kanë të drejtë ta bëjnë dhe të tjerë jo. Kalimi, përdorimi i abortit medikant me tableta, bëjnë që një numër shumë i madh i këtyre rasteve të kalojnë pa u regjistruar, pa u formalizuar”, tha ai.

Por në strategjinë e re të vitit 2023 dhe ligjit të ri të shëndetit të riprodhimit që do hartohet, do të kërkohet auditim në bashkëpunim dhe me UNICEF për të pasur të dhëna më të sakta për abortin.

“Që të formalizojmë në kuadër të shëndetit feto-amtar një mundësi kontrolli nga i gjithë sistemi privat”, tha ai.

Mjeku tregon se pasojat e abortit janë më shumë psikosociale sesa mjekësore. Sociologia Entela Binjaku tregon se vuajtja dhe presioni nga aborti mund të trajtohen vetëm me anë të bisedave të lirshme prind- fëmijë.

“Nuk raportohet , nuk tregohet ajo çka përjetohet. Mendoj që hapi i parë është çlirimi, ndjesia e çlirimit le të themi në thonjëza shpëton nga një lloj halli dhe këshilla do të ishte që familjet dhe adoleshentët të komunikojnë më shumë me njëri-tjetrin dhe të jenë më të hapur për tema që kanë një rëndësi të lartë siç është seksualiteti sepse është pjesë e qenësishme e qenies njerëzore e sidomos në adoleshencë”, është shprehur ajo.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironsi: 09/07/2022 16:06

    S'do mend gjithe ato aborte kur kercet gerneta mjes, dreke, darke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja