Sipas Insitutit të Statistikave, aksidentet rrugore të vitit 2019 janë ulur me 12.8% të vitit më parë, por numri i të vdekurve është 14 persona më shumë se sa të një viti më parë.
Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 25,9 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Në muajin dhjetor të vitit 2019 numërohen 135 aksidente rrugore nga 136 aksidente të ndodhura në muajin dhjetor të vitit 2018, duke u ulur me 0,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në vitin 2019, numërohen 1.498 aksidente rrugore nga 1.718 aksidente të ndodhura në vitin 2018, duke u ulur me 12,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në muajin Dhjetor 2019, numri i të aksidentuarve, të vrarë dhe të plagosur është 187 persona nga 162 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 15,4 %.
Numri i të aksidentuarve në vitin 2019, është 2.044 persona nga 2.291 persona, duke u ulur me 10,8 %, krahasuar me vitin 2018.
Në muajin dhjetor të vitit 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 24 persona nga 23 persona të vdekur në dhjetor të vitit 2018.
Në vitin 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 227 persona nga 213 persona në vitin 2018.
Në muajin dhjetor të vitit 2019, aksidentet rrugore, në 91,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 25,9 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 18,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pra në vitin 2018.
Në vitin 2019, aksidentet rrugore në 14,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.
Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve si pasojë e sjelljes së këmbësorit është ulur 37,7 %, krahasuar me një vit më parë.
Qyteti me numrin më të lartë të aksidenteve rrugore është Tirana, me 735 në vitin 2018 dhe 642 në vitin 2019.
Kurse qyeteti me numrin më të ulët të aksidenteve është Dibra, me 16 aksidente në vitin 2018 dhe 16 në vitin 2019.
Sipas të dhënave të INSTAT, në bazë të muajve dhjefor nga viti 2015 deri në vitin 2019, dhjetori I vitit 2017 ka qenë me numrin më të lartë, 220 aksidente, kurse viti me numrin më të ulët ishte viti 2019 me 140.
Aksidentet rrugore kanë ardhur duke u ulur me kalimin e viteve.