INSTAT: Eksportet në shtator kanë rënë me 5.5%! Rrapaj: Lidhet me faktorin sezonal

Eksportet shqiptare të mallrave kanë rënë ndjeshëm në muajin shtator. Referuar shifrave të INSTAT, eksportet në muajin që lamë pas kanë rënë me 5,5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, dhe në total arritën në vlerën e 25 mld lekë. Ndërsa importet ishin dyfish më të larta duke kapur shifrën e 52 mld lekë, ku pati rritje me 0.7% importi për produktet ushqimore. Kryetarit të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, thotë për Report TV se ulja e eksportit të produkteve bujqësore ka ardhur për dy arsye.

Shtatori është një ndër muajit që nuk është i përfshirë në sezonalitetin e madh, dhe kjo është arsyeja kryesore. Dhe nga ndryshimi që i është bërë TVSH-së nga 20% në 6% për rimbursimin e fermerëve dhe qendrave të grumbullimit, ne presim një rënie të eksporteve sepse grumbulluesit nuk janë më të interesuar të blejnë tek fermeri,por janë të interesuar të blejnë në tregun e huaj. Shteti vendosi që të mos rimbursojë 20% fermerët por 6%”.

Rrapaj ngre edhe shqetësimin e mbartur ndër vite të mungesës së tregun në shumë qytete të vendit, si dhe teknologjinë e vjetër që përdoret nga fermerët në vjelje.

Fermerët tanë prodhojnë për të konsumuar vetë në radhë të parë, prodhojnë për blegtorinë e tyre, dhe teprica që mbetet është për treg. Janë shumë pak ato kompani që janë të destinuara për të prodhuar drejtpërdrejt në treg. Me 354 mijë ferma dhe me këtë copëzim të ngastrave të tokës ne nuk mund të kemi garanci për treg, nuk kemi garanci për kosto ne nuk kemi garanci për të lidhur kontrata. Ne kemi nivelin e mekanizimit më të ulët në rajon edhe porsa i përket moshës së mekanikës bujqësore edhe porsa i përket teknologjisë së saj”.

Për muajin shtator deficiti tregtar është 27 mld lekë, duke u rritur me 10,0 %, krahasuar me Shtator 2018. Ndërsa eksporti më i ulët ka qenë për materialet e ndërtimit dhe makineri e pajisje e pjesë këmbimi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja