Për tre muajt e parë të vitit, deficiti tregtar ishte rreth 71 miliardë lekë, me një rritje të lehtë prej vetëm 1.2% krahasuar me tremujorin e parë 2017. Stabilizimi i deficitit tregtar i detyrohet kryesisht rritjes së eksporteve, që edhe për marsin regjistruan një rritje vjetore me 15%. Ndërsa të dhënat progresive dëshmojnë se për tremujorin e parë të vitit, eksportet arritën në 74.5 miliardë lekë, 19% më shumë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më pare, njoftoi dje Instituti i Statistikave. Fasonet vazhdojnë të dominojnë eksportet shqiptare, me 42% të totalit dhe shënuan sërish rritje gjatë marsit.
Megjithatë, kontributin më të madh gjatë këtij muaji e dha rritja e eksporteve në grupin “minerale, lëndë djegëse energji”. Eksportet e këtij grupi u rritën me 30% krahasuar me një vit më parë.
Importet e mallrave u rritën gjatë marsit me 2.2%, ndërsa për gjithë tremujorin e parë rritja ishte 9.6%.