INSTAT: Gati 2.5 milionë pasagjerë kaluan përmes Rinasit, në tremujorin e tretë të këtij viti

INSTAT: Gati 2.5 milionë pasagjerë kaluan përmes Rinasit, në tremujorin e tretë të këtij viti

Aeroporti i Rinasit

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin lidhur me transportin ajror ku bëhet e ditur se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, numri i pasagjerëve që udhëtuan përmes Rinasit është rritur me 32.8 %.

Në tremujorin e tretë të këtij viti, kanë udhëtuar me linja ajrore 2.476.244 pasagjerë.Ndërkohë, volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 490,5 ton, nga të cilat 73.8 % janë mallra të hyrë dhe 26.2 % janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e tretë 2022, volumi i mallrave paraqitet me ulje 1.4 %.

Referuar të dhënave, gjatë tremujorit të tretë 2023, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 112.850 avionë.

Numri i mbikalimeve në hapësirën ajrore shqiptare rezultoi 96.490, duke u rritur me 17.4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022.

Në transportin ajror operojnë 21 shoqëri ajrore, nga këto 19 janë shoqëri të huaja dhe 2 janë shoqëri shqiptare.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës