INSTAT: Inflacioni sërish nën
nivelin minimal, 1.6% në maj

TIRANE - Inflacioni sërish ka zbritur nën kuotën e 2 përqindëve, që konsiderohet nga Banka e Shqiprisë si niveli minimal i pëlqyeshëm. Sipas Institutit të Statistikave, gjatë muajit maj çmimet e artikujve të konsumit masiv janë rritur 1,6 % krahasuar me majin 2013. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 %. Krahasuar me muajin maj 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 8,0 %, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 6,6 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,7 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,1 %, etj. Ndërsa ulja me e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shëndeti” me 5,3 % pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë” me 2,8 %, “Komunikimi” me 1,2 %, etj.

Rritja vjetore në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,82 pikë përqindje. Në këtë grup çmimet e nëngrupit “fruta” janë rritur me 16,7 % dhe nëngrupit “zarzavate” me 10,2 %. Çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 5,4 %, pasuar nga nëngrupi “sheqer e ëmbëlsira” me 4,1 %, “kafe, çaj e kakao” me 2,3 %, “peshk” me 1,3 %, etj. Rritja e çmimeve të grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ka kontribuar me 0,24 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Krahasuar me një vit më parë çmimi i duhanit u rrit me 11,5 %. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me 0,39 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,18 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Grupi “Veshje dhe këpucë” ka kontribuar me -0,14 pikë përqindje.

instat

Në muajin Maj 2014 çmimet kanë shënuar 1,1 % ulje ndaj prillit të po këtij viti. Ulja e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike me -0,89 pikë përqindje. Çmimet e zarzavateve u ulën me 14,4 % ndërsa çmimet e frutave u rriten me 4,4 %. Çmimet e grupit “Shëndeti” ndikuan me -0,05 pikë përqindje në ndryshimin mujor. Në këtë grup çmimet e shërbimeve spitalore u ulën me 5,6 % dhe medikamenteve u ulën me 0,9 %. Çmimet e grupit ”Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë ndikuar me -0,05 pikë përqindje në ndryshimin mujor. Çmimet e lëndës djegëse janë ulur me 1,0 % krahasuar me një muaj më parë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!