Dhjetori është shoqëruar me një ulje tjetër inflacioni, të shkaktuar nga ulja e konsumit. Referuar INSTAT, pas një rritje rekord deri 8.4% në muajin tetor, shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë, inflacioni ka njohur rënie në dy muajt e fundit për shkak të uljes së konsumit, duke zbritur në nivelin 7.4% në muajin dhjetor nga 7.9% që ishte në nëntor. INSTAT ka publikuar dhe shifrat e inflacionit vjetor, ku rezulton se në vitin 2022, inflacioni arriti në vlerën 6.7%, nga 2%, që rezultonte në vitin 2021.
Shqiptarët rezulton se kanë paguar 14% më shtrenjtë ushqimet për festat e fundvitit, madje për mishin rreth 13% më shtrenjtë. Referuar INSTAT, krahasuar me muajin Dhjetor 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 14,2 %, pasuar nga grupet “Mobilje, dhe elektroshtepiakeve me 6,5 %, “Transporti” me 6,0 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,5 % etj. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me me 25,4 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 21,8 %, “peshk” me 15,7 %, “bukë dhe drithra” me 15,3 %, sheqeri dhe nënproduket me 15% ndërsa perimet me rreth 12%
Në nivel vjetor, sipas INSTAT, rritja çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,98%, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,54 %. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,48%. Çmimet e grupit “Transporti” me +0,36 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin Nëntor 2022, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 1,5 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0,5 %, “Shërbimi arsimor” me 0,4 %.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47%
-
Jo
50.9%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9488
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bie numri i lindjeve në Lezhë, 18% më pak se në 2013! Në 3 vite, lindën 40 fëmijë afganë
5 Janar, 14:20
-
Speciale/ Ekonomia përballë inflacionit e zhvlerësimit të valutave, Banka e Shqipërisë për Report TV: Ndaloni pagesat me euro! S’ka rrezik për krizë tjetër inflacioni (VIDEO)
2 Janar, 09:44
-
Ushqimet po importohen me lirë, por për konsumatorët ofrohen me rritje
25 Dhjetor 2024, 13:49
-
Rritet lehtë edhe inflacioni bazë, në nëntor arriti në 2.34%
24 Dhjetor 2024, 14:28
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor 2024, 12:20
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor 2024, 18:05
-
Rrogat ulen te privati, 354 mijë s'arrijnë pagën mesatare! Eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim
22 Dhjetor 2024, 14:25
-
Turizmi, shqiptarët preferojnë pushimet jashtë, daljet u rritën me 14.7% në janar-tetor
20 Dhjetor 2024, 11:05
-
Dhjetë thasë me para konvertohen në 1 dollar, inflacion rekord në Siri
19 Dhjetor 2024, 15:10
-
2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë
17 Dhjetor 2024, 16:05
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor 2024, 20:29
-
Rritja e çmimeve, ekspertja në Report Tv: Produktet bujqësore 11 herë më shtrenjtë se inflacioni! Po prodhojmë pak qumësht, rrushi është bërë luks
10 Dhjetor 2024, 13:36