INSTAT: Korriku i 2017 më
shumë aksidente,më pak viktima

Plot 199 aksidente rrugore numërohen gjatë muajit korrik të këtij viti, një shifër kjo më e lartë se ajo e aksidenteve të të njëjtit muaj një vit më parë.

Sipas Institutit të Statistikave, numri i aksidenteve është rritur me 7,6 %, ndërsa numri i të aksidentuarve është më i vogël në 272 persona nga 281 që ishte një vit më parë.

Në shtatëmujorin e 2017, numri i të aksidentuarve është ulur me 4,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Më i vogël është gjithashtu edhe numri i viktimave, ku gjatë muajit korrik të vitit 2017 kanë humbur jetën në aksidente rrugore 22 persona, krahasuar me mesataren e personave që humbën jetën gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 1,9 %.

Sipas INSTAT, në korrik, aksidentet rrugore, në 81,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç duke zënë 26,6 % të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u rritur me 17,8 %, në krahasim me një njëjtën periudhë të një viti më parë.

instat

instat

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati