INSTAT: Kostot e ndërtimit të banesave u rritën me 0.4%

Kostot e ndërtimit të banesave regjistruan një rritje të lehtë në nivelin 0.4% për tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, rritja vjetore e kostove të ndërtimit ishte e njëjtë për të tretin tremujor radhazi. Prej disa tremujorësh, indeksi i kushtimit në ndërtim po regjistron rritje modeste, e lidhur me ecurinë e dobët të tregut të ndërtimeve rezidenciale, por edhe me konjukturën e favorshme të lëndëve të para në tregjet e huaja. Kështu, indeksi i kostos për shpenzimet materiale në ndërtim pësoi rënie vjetore me 1.3%, duke thelluar rënien me 0.1% të tremujorit të dytë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen