INSTAT: Lehtësohen kostot e
prodhimit për biznesin privat
Bizneset vendase, mes vështirësive të rënies së kërkesës e problemeve me likuiditetin, mund të marrin disi frymë lirisht
TIRANE - Bizneset vendase, mes vështirësive të rënies së kërkesës e problemeve me likuiditetin, mund të marrin disi frymë lirisht, pasi në pjesën e parë të vitit nuk po përballen me rritje të kostove të prodhimit, në raport me një vit më parë, por, në raport me tremujorin e parë, rritja është fare e lehtë për disa industri. INSTAT bën të ditur se në tremujorin e dytë 2013, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 113.6 për qind (Viti 2005 = 100), duke shënuar një rritje prej 0.2 përqindësh kundrejt tremujorit të parë 2013.
Ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit është -0.5 përqind. Industria Nxjerrëse shënoi një ulje prej 0.4 për qind, ku mund të përmendet ulja e çmimeve të produkteve në aktivitetin “Nxjerrja e produkteve energjitike” me 1.6 për qind. Çmimet e produkteve në aktivitetin ”Nxjerrja e produkteve jo energjitike” kanë shënuar një rritje me 0.6 për qind. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në degën “Industri Përpunuese” shënoi rritje me 0.3 për qind.
Brënda saj mund të përmendet rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetet: ”Industria tekstile dhe e veshjeve” me 0.4 për qind, ”Industria e letrës, kartonit dhe botime” me 0.7 për qind, ”Fabrikimi i mobiljeve” me 1.7 për qind. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në aktivitetin ”Industri ushqimore” shënoi ulje me 0.1 për qind.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për produktet vendase arriti 111.6 për qind duke shënuar një rritje me 0.4 për qind krahasuar me tremujorin e parë 2013. Indeksi i Çmimeve të Eksportit (viti 2005 = 100) arriti 120.0 për qind duke shënuar një ulje prej 0.9 përqindësh krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4577
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45