INSTAT/ Miratohen 245 leje ndërtimi në tre muaj, kryeson Tirana

INSTAT/ Miratohen 245 leje ndërtimi në tre muaj, kryeson Tirana

Rritet me 10,9 % dhënia e lejeve për ndërtesa të reja në vend, krahasuar kjo me një vit më parë.

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT ditën e sotme, në tremujorin e parë të vitit 2019, janë miratuar gjithsej 245 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 221 leje të miratuara në tremujorin e parë të vitit 2018.

Për tremujorin e parë të këtij viti, qarku me numrin më të madh të lejeve të miratuara për ndërtesa të reja është Tirana. Me 94 leje, lejet në Tiranë janë rritur me 45% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkaq, Tirana pasohet nga qarqe si Fieri, Durrësi dhe Elbasani.

Sipas të dhënave vetëm 32% e lejeve janë për ndërtesa banimi, ndërsa rreth 54% janë leje për ndërtesa të tjera jorezidente. Ndërkaq, rreth 24% janë leje për punime inxhinierike.

Në tremujorin e parë të vitit 2019, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është rreth 581.236 m 2, nga rreth 200.944 m 2 miratuar në tremujorin e parë të vitit 2018, duke shënuar një rritje me rreth 2,9 herë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin