Të dhënat e INSTAT-it për ndërtimin tregojnë se indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7.5%, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Por në tremujorin e dytë rritja kishte qenë mbi 30% dhe në të dytin mbi 15%.
Prodhimi
Treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave, të cilat përfshijnë aktivitetet ekonomike: Industri (Industri Nxjerrëse dhe Industri Përpunuese); Energji elektrike, Gaz, Avull; Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve; Ndërtim, në tremujorin e katërt 2017, paraqiten si më poshtë:
Industri
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 1.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; indeksi i prodhimit në volum rritje 3%; indeksi i numrit të të punësuarve rritje 1%; indeksi i fondit të pagave rritje 5.7%.
Energji elektrike, Gaz, Avull
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 21.3%; indeksi i prodhimit në volum rënie 11.2%; indeksi i numrit të të punësuarve rritje 2.4%; indeksi i fondit të pagave rritje 18.9%.
Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 8.6%; indeksi i prodhimit në volum rritje 6.1%; indeksi i numrit të të punësuarve rritje 8.4%; indeksi i fondit të pagave rritje 3.6%.
Ndërtim
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7.5%, krahasuar me tremujorin e katërt 2016; indeksi i prodhimit në volum rritje 7.5%; indeksi i numrit të të punësuarve rritje 1.4%; indeksi i fondit të pagave rritje 13.7%.
Shërbimet
Treguesit tremujorë mbi shërbimet, përfshijnë aktivitetet ekonomike: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; Transport, Magazinim dhe Postë; Hotele; Informacioni dhe Komunikacioni; Aktivitete të Arkitekturës dhe Inxhinierike dhe Agjenci udhëtimi, në tremujorin e katërt 2017, paraqiten si më poshtë:
Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; indeksi i numrit të të punësuarve rënie 2.7%; indeksi i fondit të pagave rënie 0.2%.
Transport, Magazinim dhe Posta
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 4.8%; indeksi i numrit të të punësuarve rritje 3.8%; indeksi i fondit të pagave rritje 2.6%.
Hotele
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 6.5%; indeksi i numrit të të punësuarve rritje 3.2%; indeksi i fondit të pagave rritje 14.2%.
Informacion dhe Komunikacion
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 7.6%; indeksi i numrit të të punësuarve rënie 1.8%; indeksi i fondit të pagave rritje 0.7%.
Aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 8.7%; indeksi i numrit të të punësuarve rënie 2.6%; indeksi i fondit të pagave rënie 1.7%.
Agjenci udhëtimi
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 5.8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2016; indeksi i numrit të të punësuarve rritje 22.6%; indeksi i fondit të pagave rritje 9%.
d.b/shqiptarja.com












