INSTAT: Po ndotim më shumë Shqipërinë dhe po i përpunojmë më pak mbetjet

INSTAT: Po ndotim më shumë Shqipërinë dhe po i përpunojmë më pak mbetjet

Foto ilustruese

Sasia e mbetjeve ka ardhur në rritje vitin e kaluar, por aftësitë për menaxhimin dhe përpunimin e tyre, kanë shënuar rënie në raport me vitin 2016. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2017 rezulton të jenë menaxhuar 1,2 milionë ton mbetje nga 1,3 milionë ton në vitin 2016, duke shënuar një rënie me rreth 3,6 %. Sasia vjetore e mbetjeve të gjeneruara për banorë, në shkallë vendi, në vitin 2017 ishte 386 kg/banor, nga 373 kg/banor që ishte në vitin 2016.

Në vitin 2017 sasia e mbetjeve jo urbane të menaxhuara bashkë me ato urbane ishte 11,0 % ndaj totalit, nga 17,0 % që ka qenë në 2016, duke shënuar një rënie me 6,0 %. Niveli i mbulimit të popullatës me shërbime komunitare për menaxhimin e mbetjeve urbane ishte 68,9 % në vitin 2017, duke shënuar rritje prej 0,2 %, krahasuar me të njëjtin tregues në vitin 2016.

Në përbërjen e mbetjeve urbane komponent kryesor janë mbetjet organike. Në vitin 2017 mbetjet organike përbënin rreth 45,9 % të sasisë totale të mbetjeve, kundrejt 49,5 % që ishte ky tregues në vitin 2016. Në vitin 2017 u depozituan 77,5 % e sasisë totale të mbetjeve në landfille, ndërsa në vitin 2016 u depozituan 77,7 %, duke shënuar një rënie rreth 0,2 % të sasisë totale të mbetjeve të menaxhuara në shkallë vendi. Në vitin 2017 u ricikluan 17,4 % e sasisë totale të mbetjeve, në vitin 2016 u ricikluan 17,2 %. Në vitin 2017 janë trajtuar me djegie në incenerator për qëllime energjetike rreth 1,8 % e sasisë totale të mbetjeve, duke shënuar kështu rritje të këtij treguesi me 1,1 %, krahasuar me të njëjtin tregues në vitin 2016.

Në vitin 2017, janë gjeneruar afërsisht 1,8 milionë ton mbetje urbane, në vitin 2016 kjo shifër ishte 2,2 milionë ton. Struktura e subjekteve që menaxhojnë mbetje mbështetur në fonde publike në vitin 2017 ishte 47,0 % të nga 52,7 % që ishte në vitin 2016. Nga ana tjetër, vërehet rritje e menaxhimit të mbetjeve me 2,8 % të subjekteve persona juridikë privatë krahasuar me 2016. Gjithashtu, në menaxhimin e mbetjeve subjektet persona fizikë privatë kanë shënuar një rritje me 2,9 % kundrejt vitit 2016./Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia