TIRANË - INSTAT ka publikuar të dhënat mbi numrin e popullsisë së Shqipërisë, sipas së cilës më 1 janar 2014 popullsia ka qenë 2.895.947 banorë. Rezultatet e INSTAT pas përfundimit të konferencës dy ditore mbi “Analizat e të dhënave të Censusit 2011 dhe përdorimi i tyre”. Të dhënat mbi numrin e popullisë janë bazuar në 2 analizat e kësaj konference, atë mbi Migracionin në Shqipëri dhe Projeksionet e Popullsisë 2011-2013.
Sipas INSTAT popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2014 është 2.895.947, nga të cilat 1.435.984 femra dhe 1.459.963 meshkuj.
Bazuar në përllogaritjet e bëra, sipas metodologjisë për vlerësimin e popullisë çdo vit, INSTAT ka publikuar në websitin e tij, shifrat e plota të popullsisë për vitet 2001-2014.
Mënyra e përllogaritjes
Në 1 Tetor 2011 INSTAT kreu Censusin e Popullsisë dhe Banesave, ku popullsia banuese rezultoi 2.800.138 banorë. Ky rezultat shfaqi një diferencë me atë çfarë ishte projektuar për vitin 2011 nga Projeksionet e Popullsisë bazuar në Censusin e vitit 2001.
Për herë të parë INSTAT ndërmori Anketën e Pas Census (APC) ku objektivi kryesor i saj ishte kontrolli i mbulimit të Censusit.
Rezultatet e kësaj ankete treguan se Censusi i Popullsisë dhe Banesave 2011 kishte një nën-mbulim prej 3%. Rezultatet e APC mund të përdoren gjithashtu në vlerësimin e popullsisë për vitet pasardhëse si dhe për rivlerësimin e numrit të popullsisë gjatë periudhës midis dy censuseve.
Nisur nga kjo, INSTAT dhe ekspertët e Asistencës Teknike të BE-së vlerësuan numrin e popullsisë në 1 Janar duke marrë parasysh numrin e popullsisë banuese nga Censusi 2011, numrin e refuzimeve dhe rezultatet e APC e cila në 1 Janar 2012 rezultoi 2.902.190 banorë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com