TIRANË - Instituti i Statistikave ka bërë sot publike disa të dhëna mbi tregtinë e jashtme në muajin qershor. Sipas këtij institucioni shtetëror të të dhënave, ka një ulje të eksporteve dhe krahasuar me një muaj më parë, por rritje krahasuar më të njëjtën periudhë vitin e kaluar, si dhe regjistrohet ulje e deficitit tregtar.
“Në qershor 2013 u eksportuan 20,8 mld lekë mallra, me ulje 10.5 përqind në krahasim me maj 2013 dhe rritje me 17.2 përqind në krahasim me qershor 2012.
U importuan 41,3 mld lekë mallra me ulje 8.4 përqind në krahasim me maj 2013 dhe ulje 10.5 përqind në krahasim me qershor 2012.
Deficiti tregtar i këtij muaji është 20,6 mld lekë, duke shënuar një ulje prej 6.1 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 27.8 përqind krahasuar me qershor 2012.
TREGTIA ME BE 68,2%, ME ITALINË 38,8%, ME GREQINË 8%
Tregtia me vendet e BE është 68.2 përqind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Tregtia me Italinë është 38.8 përqind, ndërsa me Greqinë është 8 përqind.
Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë për eksportin: Greqi, Kroaci, Rusi, Spanjë, Turqi, etj, dhe për importin, Belgjikë, Britani e Madhe, Greqi, Spanjë, Zvicër, etj.
RRITEN EKSPORTET E LËKURËS, DRURIT DHE LETRËS, ULEN TË MINERALEVE DHE ENERGJISË
Krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grup mallrat tregon që: Eksporti i grupit “lëkurë dhe artikujt prej tyre” u rrit 11.1 përqind, “prodhime druri dhe letre” u rrit 8.7 përqind”, “tekstile dhe këpucë” u rrit 6.4 përqind, etj. Eksporti i grupit “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u ul 22.9 përqind, etj.
RRITEN EKSPORTET E MATERIALEVE TË NDËRTIMIT DHE METALEVE
Importi i grupit “materiale ndërtimi dhe metale” u rrit 5 përqind, “ lëkurë dhe artikujt prej tyre” u rrit 1.6 përqind. Importi i grupit “prodhime druri dhe letre” u ul 21.8 përqind, “produkte kimike dhe plastike” u ul 16.1 përqind etj.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com