INSTAT:Regjistrimi i bujqësores
do të punësojë 4 mijë persona
Regjistrimi i Njësive Ekonomike Bujqësore në bashki dhe komuna ka mbledhur në një tryezë, drejtues të pushtetit lokal dhe kryetarë të njësive vendore. Regjistri i ri i ekonomisë bujqësore do të punësojë në shkallë vendi, afro 4 mijë persona dhe pritet të sjellë një risi në menaxhimin e këtyre pasurive.
TIRANE - Regjistrimi i Njësive Ekonomike Bujqësore në bashki dhe komuna ka mbledhur në një tryezë, drejtues të pushtetit lokal dhe kryetarë të njësive vendore. Regjistri i ri i ekonomisë bujqësore do të punësojë në shkallë vendi, afro 4 mijë persona dhe pritet të sjellë një risi në menaxhimin e këtyre pasurive.
Gjithashtu inventarizimi në shkallë qarku i çdo pasurie bujqësore do t’i shërbej Instat-it në ndërtimin dhe hartimin e drejtë të politikave ekonomike. Ky regjistrim do të sigurojë informacion të përgjithshëm dhe të hollësishëm për njësitë ekonomike, si dhe do të ofrojë të dhëna të besueshme statistikore.
Njësitë vendore të pushtetit lokal në përfundim të këtij procesi inventarizimi do të kenë shifra dhe fakte reale për territoret që qeverisen prej tyre.
Ministri i brendshëm Noka, i pranishëm në këtë takim u shpreh se ky proces do të kryhet në bashkëpunim me institucionet qendrore dhe Instat, ku do të punësohen anketues, kontrollorë dhe mbikëqyrës.
Institucionet qendrore, veçanërisht INSTAT, kanë mobilizuar burime njerëzore, administrative e logjistike. Vetëm gjatë këtij procesi do të punësohen në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë rreth 3500 anketues, 750 kontrollorë dhe 69 mbikëqyrës.
Në zbatim të VKM-ve përkatëse, jo më vonë se data 12 gusht duhet të ngrihet dhe të fillojë nga puna Komisioni i Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Bujqësore në nivel qarku, i cili drejtohet nga Kryetari i Këshillit të Qarkut.
Ndërkohë që jo më vonë se data 22 gusht, duhet të ngrihen dhe të fillojnë nga puna Komisionet e Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Bujqësore në bashki e komuna, të cilët do të drejtohen ekskluzivisht nga Kryetaret e njësive vendore përkatëse.
(ar/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.1%
-
Jo
52.5%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 1157
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Detyrim paraqitjeje për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno, momenti kur dalin nga Prokuroria me dosje në duar (VIDEO)
25 Nëntor, 16:23
-
Dëllinja 'ilaç' për shpirtin dhe shëndetin / Ylli Merja: Ja si ta përdorni mrekullinë kurative të natyrës
25 Nëntor, 16:19
-
Adele i jep lamtumirën fansave: Nuk e di se kur do të rikthehem sërish
25 Nëntor, 16:14
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Ja ç’do ndodhë në Dhjetor! Lëvizje të forta planetare, Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi për muajin Dhjetor
25 Nëntor, 15:54
-
Operacioni i SPAK/ Masë sigurie edhe për ish-shefin e Krimeve, Dedan Gjoni! I dënuar për planin për vrasjen e Xhevdet Plakut! Në skenë edhe te dosja e Breçanit
25 Nëntor, 15:46
-
Siç i kopjojmë Italisë turizmin, gatimin, modën, sa më shpejt dhe sistemin shëndetësor!
25 Nëntor, 15:43
-
Augustin Palokaj: Fillimi i ri apo vazhdimi i të vjetrit në BE
25 Nëntor, 15:41
-
Vota e diasporës në ngërç, PS dhe PD gati për të ndryshuar Kodin Zgjedhor! Gjiknuri e Kaso për Report tv: Të adresojmë problemin
25 Nëntor, 15:40
-
Kopshti i ri në Njësinë 10, Veliaj: Do buxhetojmë sërish për çerdhe dhe kopshte të reja! Revolucion edhe për ushqimin falas të nxënësve nëpër shkolla
25 Nëntor, 15:40
-
U ekzekutua në atentat, ja si ka përfunduar makina luksoze e Klaudio Prendit! Vrasësit shenjëstruan xhamin e shoferit të ‘Mercedes G Class’
25 Nëntor, 15:38
-
Operacioni i SPAK, 21 masa sigurie! Detyrim paraqitje për 2 gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno
25 Nëntor, 15:32