INSTAT: Rritet numri i turistëve të huaj me 10.8%, gjatë tetëmujorit të parë (FOTO)

INSTAT: Rritet numri i turistëve të huaj me 10.8%, gjatë tetëmujorit të parë (FOTO)

Foto nga kalaja e Lezhës

Insituti i Statistikave ka publikuar shifrat e hyrjeve te shtetasve në vendin tonë. Shifrat janë inkurajuese për turizmin, ku vihet re se numri i shtetasve të huaj dhe shqiptarëve të hyrë në vendin tonë në muajin gusht është 2.256.761, duke u rritur me 6,4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave (INSTAT) bëhet e ditur se në gusht të 2019 janë regjistruar 1.176.810 hyrje të huajsh dhe është rritur me 14,5%  krahasuar me gushtin e 2018-s. Gjatë tetë muajve të parë kanë hyrë në Shqipëri 4.870.588 të huaj dhe është rritur me 10,8%.

Në gusht Maqedonia ka pasur rritjen më të madhe me 19,2 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 19,6 %. Përgjatë tetë muajve të parë të 2019-ës, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri është  Zvicra, e cila ka pasur rritjen më të madhe me 16,9%, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 13,3 %.

Sipas të dhënave të INSTAT të huajt e kanë preferuar shtetin shqiptar për pushime ose  pse arsye personale dhe trajtimi shëndetësor është më pak i preferuar në vendin tonë.

Sa i përket daljeve janë larguar 2.160.387 shqiptarë e të huaj në muajin gusht dhe është rritur me 1,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Janë larguar  1.434.319 të huaj nga territoret shqiptare dhe është ulur me 4,1 %,  në krahasim me shifrat e  një viti më parë.

Gjatë gushtit të 2019-s janë larguar 726.068 shqiptarë dhe është rritur me 5,4% në krahasim me gushtin e vitit 2018.  Në bazë të të dhënave të INSTAT për muajin gusht ka më shumë dalje sesa hyrje të shqiptarëve, të cilët mund të preferojnë të jetojnë jashtë vendit, sesa në Shqipëri. Numri i shtetasve shqiptarë që kanë dalë nga territori i vendit tonë përgjatë tetë muajve të 2019, është 3.898.681 duke u rritur 9,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shtetasit që kanë përdorur Shqipërinë si pikë kalimi  kanë  qenë 150.553 gjatë periudhës janar-gusht dhe është rritur me 8,8% në krahasim me vitin paraardhës, ku kanë qenë 138.321 tranzitë.  Të huajt dhe shqiptarët  preferojnë të lëvizin më shumë nëpërmjet kufijve tokësorë shqiptarë sesa kufijve ajrorë apo ujorë dhe kufijtë detarë janë më pak të përdorshëm. 

Gjatë tetëmujorit të parë të 2019-s nëpërmjet kufijve tokësorë kanë hyrë 6.834.802 shtetas dhe kanë dalë 6.734.801të tjerë. Në kufijtë ajrorë gjatë tetëmujorit të parë  kanë hyrë 1.126.379shtetas  dhe kanë dalë 1.093.029. Shtetasit që kanë hyrë  nga kufijtë detarë gjatë tetëmujorit të parë  kanë qenë 621.460 dhe kanë dalë 616.601 shtetas.

Ora 12:10
INSTAT: Rritet numri i turistëve të huaj me 10.8%, gjatë tetëmujorit të parë
1/6
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

    Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK