TIRANË- Më shumë mallra eksportoi dhe importoi vendi në muajin korrik në raport me muajin qershor të këtij viti, ndërsa krahasuar me vitin 2019, tregtia vijon të jetë në rënie të ndjeshme.
Vetëm në muajin që lamë pas vendi ka eksportuar mallra me vlerë 25 miliardë lekë, dhe ka importuar nga jashtë 56 miliardë lekë mallra, duke përkeqësuar deficitin tregtar. Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin korrik deficiti tregtar arriti në 32 miliardë lekë ose 9.9% më shumë se në qershor 2020.
Si pasojë e pandemisë dhe mbylljes së shumë aktiviteteve prodhuese tregtia u reduktua. Të dhënat flasin për një rënie të eksporteve në 7 muaj me 16.8%, dhe të importeve me -13.2%. në total deficiti tregtar që nga Janari deri në Korrik arriti në 178 miliardë lekë.
Sektori fason duket se po e përjeton më rëndë situatën e krijuar nga COVID-19, pasi eksportet në shtatë muaj të grupit të tekstileve dhe këpucë ka rënë me 8.8%. Po ashtu nga Janari-Korrik vendi ka vendosur të eksportojë me pak materiale ndërtimi dhe minerale e energji elektrike. Ndërsa rritje ne eksporte ka pasur në grupin e ushqimeve, dhe makinerive e pjesëve të këmbimit.
Nga ana tjetër vendi ka importuar 4.2% më pak energji elektrike në 7 muajit e vitit. Përpos grupeve që kanë ndikuar në rritjen apo uljen e shkëmbimeve tregtare, kategoria e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike mban peshën më të madhe në tregti. Në 7-muaj vendi ka eksportuar 149.9 miliardë lekë dhe ka importuar 327.773 miliardë lekë vetëm ushqime.
Vendet me të cilat kemi pasur më shumë tregti gjatë muajit Korrik, ishin Çekia, Serbia dhe Rumania. Ndërsa ka ulur tregtinë me Italinë Kosovën dhe Spanjën.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.5%
-
E gabuar
40.3%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 3022
Lajme të tjera
-
Të ardhurat tatimore në janar u rriten vetëm 0.3 pikë % më shumë se inflacioni
21 Mars, 07:15
-
Aksidentet në shkurt u rritën 14.3%, më problematikët drejtuesit e grupmoshës 35-44 vjeç
20 Mars, 17:58
-
Pagat në sektorin privat rriten me ritme 2.5 herë më të larta se në shtet, ngushtohet hendeku
20 Mars, 07:07
-
Nga Adrian Kamenica tek Blendi Salaj, cilët pritet të jenë anëtarët e rinj të INSTAT-it
17 Mars, 19:56
-
Importet e karburanteve ranë me 8% në tremujorin e fundit 2022, por INSTAT thotë se konsumi u rrit me 4.7%
17 Mars, 07:40
-
INSTAT publikon shifrat e punësimit për tre mujorin e fundit të 2022! Shënohet rritje krahasuar me një vit më parë! Sektori i shërbimit me kontributin më të lartë
10 Mars, 15:14
-
Vijon rritja e çmimeve të produkteve të importit, INSTAT publikon shifrat e 3 mujorit të katërt të 2022: Energjia rritet me 19,4% dhe produktet ushqimore me 13,4%
6 Mars, 15:38
-
Shqipëria përballë nevojës për burime të reja energjitike
5 Mars, 19:20
-
Shqipëria, e treta në Europë për numrin e lartë të kafeneve, ia kalon Spanjës e Italisë
1 Mars, 12:18
-
Inflacioni s’ndal ndërtimet! Rriten lejet për ndërtesat e reja në 3 mujorin e 2022-it! Durrësi me numrin më të lartë, Tirana e dyta
28 Shkurt, 11:04
-
Shpenzojmë 400 milionë euro në vit për bare e restorante, por numri i lokaleve po bie me shpejtësi
27 Shkurt, 07:31
-
Turizmi në 2023-in në lulëzim! Pothuajse dyfishohen hyrjet e të huajve në vend, por ikin më shumë shqiptarë
24 Shkurt, 15:19