Një zhvendosje e dallueshme ka ndodhur në pjesën e njësive ekonomike familjare me kryefamiljar të ri, i cili ka në pronësi banesën ku jeton. Në periudhën e fundit ndërmjet censuseve, INSTAT tregon se përqindja e të rinjve me në pronësi banesën ku jeton ka rënë me më shumë se 15 pikë përqindje. Sipas cencusit më të fundit, të rinjtë që kanë në pronësi banesën ku jetojnë janë 71.2 %. Ajo që vihet re nga shifrat është që numri i të rinjve kryefamiljarë (15-29 vjeç), të cilët kanë marrë banesa me qira është rritur me 15.9 pikë përqindje, thuajse ka pësuar një 3-fishim krahasuar me raportin e mëparshëm mes cencuseve.
/Shqiptarja.com




