INSTAT zbulon sëmundjet 'vrasëse': Shqiptarët po vdesin nga zemra, goditjet në tru dhe tumoret, në rritje në 2017-n

INSTAT zbulon sëmundjet 'vrasëse': Shqiptarët po vdesin nga zemra, goditjet në tru dhe tumoret, në rritje në 2017-n

Vdekjet sipas sëmundjeve nga INSTAT

INSTAT ka publikuar të dhënat për numrin e vdekjeve në vitin 2017, ku rezulton se ato kanë qenë në rritje. Dy faktorët kryesorë që shkaktojnë vdekjet më të mëdha janë sëmundjet e qarkullimit të gjakut (zemra dhe goditjet në tru) dhe tumoret, të dyja në rritje.

Në vitin 2017, numri i vdekjeve  të regjistruara në Shqipëri është 22.232, duke shënuar një rritje prej 3,9 %, krahasuar me vitin paraardhës. Sipas gjinisë, numri i vdekjeve të  raportuara për meshkujt  është 11.610 (2,9 % më shumë se në vitin 2016) dhe për femrat 10.622  (5,1 % më shumë se në 2016).

Koeficienti bruto i vdekshmërisë për vitin 2017 është 77,4 vdekje për 10 mijë banorë, përkundrejt 74,4 që ishte në vitin 2016.

Referuar shkaqeve të vdekjeve, peshën më të madhe e zënë vdekjet nga “Shkaqet natyrale” 90,1%, ndjekur nga “Aksidentet” me 2,1 %.

Në vitin 2017, vdekjet nga grupsëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut”, përbëjnë 53,7 % të vdekjeve gjithsej. Ky grup-sëmundjesh vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një nivel vdekshmërie 41,5 për 10 mijë banorë, duke shënuar një rritje prej 2,5 %, krahasuar me vitin paraardhës. Brenda këtij grupi, përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “Sëmundje të enëve të trurit” me 32,6 % dhe “Sëmundje kronike të zemrës” me 26,3 %.

Vdekjet nga grupsëmundja “Tumore” zënë 16,4 % të vdekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i dytë kryesor referuar numrit të vdekjeve të shkaktuara. Niveli i vdekshmërisë për këtë grup-sëmundje është 12,7 për 10 mijë banorë dhe ka një rritje prej 2,0 %, krahasuar me vitin 2016. Në grupin “Tumore” përqindjen më të lartë e zë nëngrupi “Tumore të aparatit të frymëmarjes”, me 33,5 %.

Vdekjet nga grupsëmundja “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, renditet si grupi i tretë kryesor referuar numrit të vdekjeve të shkaktuara. Niveli i vdekshmërisë për këtë grupsëmundje është 16,0 %, duke shënuar një rritje prej 11,2 %, krahasuar me vitin 2016. Në këtë grup, 75,5 % e zënë vdekjet në moshën 80 vjeç e lart dhe shkaku specifik i vdekjes është “Vdekje nga pleqëria”.

Vdekja nga tumoret, dominojnë meshkujt

Grupi i sëmundjeve të “Aparatit të qarkullimit të gjakut” janë shkaku kryesor i vdekjeve si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt, përkatësisht 210 dhe 205 për 100 mijë banorë. “Tumoret” janë shkaku i dytë  kryesor i vdekjeve për të dyja gjinitë, me një dominancë tek meshkujt, prej rreth 30 pikë përqindje. Niveli  i vdekshmërisë për këtë grupsëmundje shënon vlerën 78,3 për meshkujt dhe 48,5 për femrat për 100 mijë banorë.

Vdekshmëria sipas grupmoshës

Në vitin 2017, niveli i vdekshmërisë foshnjore është 8,03 për 1000 lindje të gjalla, kundrejt 8,7 shënuar në vitin 2016. Shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore (nën 1 vjeç) janë “Sëmundjet që shfaqen në periudhën e rreth-lindjes” me 39,1 % dhe “Ndërlikime në barrë, të lindjes dhe të periudhës së paslindjes” me 24,8 % të vdekjeve të kësaj grupmoshe.

Në grupmoshën 1-14 vjeç, ndër 4 grupsëmundjet kryesore peshën më të lartë e zë “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” me 48,0 % të numrit të vdekjeve për këtë grupmoshë.

Në grupmoshën 15-39 vjeç, peshën më të lartë e zë “Dëmtime traumatike dhe helmime”, me mbi 45 % të numrit të vdekjeve për këtë grupmoshë.

Në grupmoshën 40-49 vjeç, peshën më të lartë e zë “Tumore”, me 38,6 % të numrit të vdekjeve për këtë grupmoshë.

Në grupmoshat 50 deri 80 e më shumë vjeç, pjesën më të madhe të vdjekjeve e shkakton grupsëmundja “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut”.

Berati vuan nga zemra

Grupsëmundja “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” është shkaku dominant i vdekjeve në të  gjitha qarqet. Ky shkak shënon vlerën më të lartë në qarkun e Beratit me 61,7 % % të numrit gjithsej të vdekjeve dhe të Kukësit me 61,6 % të numrit gjithsej të vdekjeve.

Grupsëmundja “Tumore”, shkakton mbi 13,0 % të vdekjeve gjithsej në secilin qark, duke shënuar vlerën më të lartë në Shkodër me 18,2 % të vdekjeve.

Grupsëmundja “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë” është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve për të gjithë qarqet, me vlerën më të lartë në qarkun e Elbasanit me 24,3 % dhe Gjirokastrës me 21,4 %. Monitor


(Vdekjet sipas shkaqeve)


(Vdekjet sipas sëmundjeve)


(Koefiçienti bruto i vdekshmërisë sipas grupmoshave)

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 18/07/2018 08:56

    Qenkemi rrace e forte se si jetojme me keto ushqime te skaduara qe hame me mish te pakintrolluar qe konsumojme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë