Institucionet qendrore dhe vendore 190 mln euro borxhe të papaguara! Detyrimi kryesor ndaj administratës së larguar dhe biznesit

Mbi 190 milionë euro ishte stoku i detyrimeve të prapambetura të institucioneve qendrore dhe vendore në fund të vitit 2020. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave detyrimet e papaguara në vitin e pandemisë kanë qenë më të larta për sa i takon rimbursimit të TVSH-së për bizneset.

Referuar të dhënave janë 9.7 miliardë lekë detyrime vetëm për rimbursimin e TVSH-së. Sa i takon borxheve të pushtetit qendror që në total ka akumuluar 16.7 miliardë lekë detyrime, në vend të dytë pas rimbursimit për borxhe të papaguara janë vendimet gjyqësore. Në fund të muajit dhjetor 2020 ishin mbi 3.5 miliardë lekë të papaguara vetëm për detyrimet gjyqësore, dhe më pas vijnë detyrimet për investime me 1.2 miliardë lekë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është institucioni që ka më shumë detyrime të papaguara për vendimet e gjyqeve, me më shumë se 1.4 miliardë lekë, duke u ndjekur nga Ministria e Financave me 994.1 milionë lekë dhe Ministria e Brendshme me 667.5 milionë lekë të papaguara.

Ndërsa sa i takon pushtetit vendor në total ka pasur mbi 7 miliardë lekë borxhe dhe, detyrimet më të mëdha i ka ndaj investimeve, me mbi 3.7 miliardë lekë, që kanë ardhur në rritje nga shtatori i vitit të kaluar. Më shumë detyrime për investime ka krijuar Bashkia Vorë me 587.1 milionë lekë, më pas Bashkia Tiranë me 418.5 milionë lekë dhe e treta është Bashkia Roskovec me 283.6 milionë lekë të papaguara për sektorin e investimeve.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat