Institucionet urojnë, gratë protestojnë për 8 Mars

Institucionet urojnë, gratë protestojnë për 8 Mars
Me shumë aktivitete në Kosovë do të shënohet sot 8 marsi Dita Ndërkombëtare e Gruas. 
Në këtë ditë gratë e Kosovës i ka uruar Kryeministri Thaci dhe Kryepalamentari Jakup Krasniqi, duke shprehur nevojën për përpjekje të vazhdueshme në avancimin e rolit të gruas në rrjedhat e përgjithshme të shoqërisë. 

Ndërkaq, rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës organizon sot protestë me moton `Nuk duam lule, duam drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës`. Përmes kësaj proteste gratë kërkojnë mbrojtje ligjore për gratë e dhunuara gjatë luftës. Protesta fillon në ora 12:00 para Teatrit Kombëtar në Prishtinë. 

Ndërkaq, një orë më vonë, gratë e Kosovës, të organizuara nga Aleanca e Gruas e Kosovës dhe OJQ të, do të protestojnë në mbështetje të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. 

Poashtu, nga ora 14, Lëvizja VETËVENDOSJE! do të organizohjë tribunën me temën “Krimet e heshtura të Serbisë gjatë luftës së fundit”. Në tribunë do të diskutohet mbi heshtjen kolektive kundrejt dhunën e shtetit serb ndaj grave e vajzave shqiptare gjatë luftës së fundit, si dhe heshtjen kolektive përballë kësaj çështjeje, gjatë viteve të pasluftës.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën