Institucionet vendore urojnë Qeverinë dhe popullin amerikan
PRISHTINE, 4 Korrik/ATSH/- Me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, institucionet vendore kanë uruar Qeverinë dhe popullin amerikan. Në një komunikatë për media të dërguar nga zyra për komunikim me publik të zyrës së kryeministrit, thuhet se një urim të tillë e ka përcjell edhe vetë kryeministri i […]
Me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, institucionet vendore kanë uruar Qeverinë dhe popullin amerikan.
Në një komunikatë për media të dërguar nga zyra për komunikim me publik të zyrës së kryeministrit, thuhet se një urim të tillë e ka përcjell edhe vetë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa. Ai me këtë rast ka çmuar përkrahjen e jashtëzakonshme të Qeverisë dhe të popullit amerikan për Kosovën në të gjitha fazat, ai shpreh mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e pazëvendësueshme që SHBA-të po vazhdojnë të japin për progresin në Kosovë.
Po ashtu, në këtë komunikatë shkruan se Mustafa ka theksuar se kjo ditë është një nga ngjarjet e cila përjetohet me ndjenja të veçanta vlerësimi dhe mirënjohjeje nga populli i Kosovës.
Në shenjë falënderimipër përkrahjen e përhershme të SHBA-ve, edhe Gruaja Demokratike e Kosovës, kremtoi në sheshin e kryeqytetit festën e pavarësisë së tyre.
Kështu u tha përmes një komunikate tjetër të dë rguar nga zyra për komunikim të Partisë Demokratike të Kosovës.
Me këtë rast, kryetarja e Gruas Demokratike të Kosovës, Justina Shiroka Pula uroi popullin amerikan për festën e madhe.
"Përzemërsisht ju ambasadore Jacobson e përmes jush edhe gjithë popullit amerikan ua uroj festën e madhe të pavarësisë 4 Korrikun. Shteti juaj në datëlindjen e 239-të është bërë shtet që simbolizon demokracinë, humanizmin dhe paqen në botë. Uroj për këtë festë gjithë popullin amerikan, ata tatimpagues që japin për kultivim të këtyre vlerave. Populli i Kosovës do të jetë gjithnjë mirënjohës dhe përkrah shtetit dhe popullit, të cilët iu gjenden në luftë dhe ndërtim të paqes. URIME.", tha ajo Pula.
Kësaj feste, e cila u mbajt në sheshin e kryeqytetit, pranë Teatrit Kombëtar, iu bashkuan edhe shumë qytetarë që bashkërisht të shënojnë në mënyrë simbolike këtë festë./kosovapress
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.5%
-
Normal
19.2%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2332
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Basha: Pagat e pensionet problemet e shqiptarëve, jo të pandëshkuarit që luftojnë SPAK! Më 11 maj çelim kapitull të ri
7 Janar, 17:35
-
Lushnjë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, babë e bir transportohen në spital (EMRAT+VIDEO)
7 Janar, 17:30
-
Presidentja maqedonase vendos veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, sepse parashikonte përdorimin e gjuhës shqipe
7 Janar, 17:26
-
Meta jep llogari për lobimin në SHBA, por kreu i PL e quan ‘seancë pyetjesh reciproke’: Pyeta SPAK për inceneratorët
7 Janar, 17:07
-
Shkenca dhe arkeologjia hedhin dritë mbi historinë e Adamit dhe Evës
7 Janar, 17:06
-
‘Meta’ do të eleminojë verifikuesit e fakteve dhe do të rekomandojë më shumë përmbajtje politike
7 Janar, 17:04
-
Shpallet konkursi për drejtorin e përgjithshëm të TKOBAP, kriteret për aplikantët
7 Janar, 16:53
-
2025 nis me fluks të madh pasagjerësh për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
7 Janar, 16:40
-
Kosovë/ Kurti: I hapur të bashkëpunoj me prokurorinë, dëshmoj në zyrën time! SHBA-të janë aleati ynë kryesor
7 Janar, 16:30
-
Sorensen dhe Haavisto, kandidatët e vetëm për pasardhës të Lajçakut për dialogun
7 Janar, 16:25
-
Ukraina e Rusia bëjnë marrëveshje, do shkëmbejnë të burgosur
7 Janar, 16:21