Situata e gripit në Shqipëri paraqitet me intensitet mesatar, ndërsa numri i të prekurve nga ky virus është në rënie. Numri i të prekurve nga virusi i gripit sipas ISHP-së është 28% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Instituti i Shëndetit Publik njofton se mbizotëron qarkullimi i virusit të tipit A.
Për vitin 2019 raportohen:
47% raste me virusin e gripit të tipit A
76% viruse janë nëntipi A/H1pdm09
9% viruse nëntipi A/H3
15% viruse tipi A
Ndërkohë, pas fluksit të të prekurve me virusin e gripit gjatë muajve që lamë pas, ku humbën jetën katër persona, ISHP ndërmori disa masa si, trajnimin e personelit në lidhje me vaksinimin ndaj gripit dhe raportimet për të. Më pas gjatë muajve Nëntor – Dhjetor u shpërndanë 50 mijë doza vaksine ndaj gripit. Gjithashtu, në pjesën e dytë të Dhjetorit, u krye edhe shpërndarja e 50 mijë dozave të tjera të vaksinës ndaj gripit, vaksinë inaktive në flakon 1 dozësh. Ashtu si vaksina tjetër edhe kjo vaksinë po përdoret për grupet me më shumë risk.

Komente

