Instituti italian i kulturës përuron zyrat
e reja, seri aktivitetesh në Tiranë

Instituti italian i kulturës përuron zyrat<br />e reja, seri aktivitetesh në Tiranë
TIRANE - Janë përuruar sot në Tirane ambientet e reja të institutit Italian të Kulturës në prani të Ambasadorit Italian Massimo Gaiani dhe kryebashkiakut të Tiranës Lulzim Basha.

Drejtoresha e këtij Institucioni profesoresha Fulvia Veneciani ka paraqitur dhe eventet që shoqërojnë këtë inaugurim, që jane përgatitur për muajin maj dhe qershor.

Për ambasadorin Gaiani Instituti Italian i Kulturës është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Tiranës sidomos tani në zyrat e reja pranë Pallatit të cultures. Nën titullin Kultura Italiane Lëviz eventet e institutit italian të kulturës startojnë në 13 dhe 14 maj me një homazh dedikuar regjisorit të madh italian Federiko Fellinit.

Për Fellinin mbesa e tij do prezantojë një libër rreth jetës se tij, ndërsa një dokumentar më intervista të njezëve, që kanë punuar me të do paraqitet në sallat e pallatit të kulturës. Po në të njëjtën ditë tre kercimtarë horizontal do japin një spektakël që realizohet për herë të parë në shqipëri. Ata do performojnë në fasaden e pallatit të kulturës.

Në datën 17 maj Stefano Rabaglia do drejtojë orkestren e Radio Relevizionit Shqiptar, ndërsa në datën 24 një grup i muzikës rrok do jape një koncert në tiranë. Nje ekspozitë fotografike dhe një concert Jazz do pasurojnë eventet, që do zhvillohen dhe par festën e Republikës italiane në 31 maj.


(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset