Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore me drejtor të ri, ikën Kllafani në detyrë prej 5 muash, në krye arkitektja Klesta Qirici
Drejtorja e re e IKTK-se, ark. Klesta Qirici
Drejtorja e re e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, është arkitektja Klesta Qirici. Specialisti Eugen Kallfani (që më heret ishte në krye të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Berat), i përzgjedhur në këtë post prej nëntorit të vitit që lamë pas, siç bëjnë me dije burime nga Ministria e Kulturës, prej së cilës varet ky institucion, është larguar për motive personale. Qirici, prej afro 3 vitesh ka qenë në pozcionin e këshilltares të Ministres për programin EU4CULTURE. Lajmin e ndrrimit të kreut të IKTK -së e ka bërë me dije vetë ministrja e Kulturës Elva Margariti përmes një postimi në rrjetet sociale.
"Punë të mbarë drejtores së re të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, ark. Klesta Qirici! E bindur se Klesta do të vijojë të çojë përpara projektet madhore që kemi nisur së bashku në fushën e trashëgimisë, ruajtjes dhe promovimit!", shkruan Margariti.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/640636e6d16afqirici.png)
Kush është Klesta Qirici?
Referuar informacioneve të faqes zyrtare të Ministrisë së Kulturës, ark. Klesta Qirici, mban pozicionin e këshilltarit pranë kabinetit të Ministres së Kulturës, znj. Elva Margariti, prej tetorit të vitit 2020.
Studimet e larta i ka kryer pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (2004-2010). Aktualisht është duke kryer studimet doktorale pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Historisë Filologjisë, Dega Trashëgimia Kulturore. Është specializuar në projektim ndërtesash Spitalore, Perugia, Itali në vitin 2013.
Ndërkaq prej vitit 2010 ka punuar si arkitekte duke mbuluar pozicionin e Menaxher Projekti dhe Koordinatore në zhvillimin e projekteve të karakterit Masterplane Urbanistike, Rindërtim të Ndërtesave Kulturore me rëndësi kombëtare, Projektim i ndërtesave Spitalore, Restaurim të Monumenteve të Kulturës, Masterplan të Parqeve arkeologjike, në bashkëpunim me studio prestigjoze arkitektonike kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ka marrë pjesë në konkurse ndërkombëtare në fushën e arkitekturës, ku fal punës në grup është nominuar për “European Union Prize for Contemporary Architecture Mies Van Der Rohe” Aëard 2019.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11376
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LETRA E DYTË/ Kineastët: Qendra e Kinematografisë në shkelje ligjore, thirrje Gonxhes: Duhet ndërhyrë, verifikoni pretendimet
8 Shkurt, 13:43
-
Qendra Kombëtare e Kinematografisë reagon pas ankesave të kineastëve në ministrinë e Kulturës për keqmenaxhim buxheti dhe favorizime klienteliste
7 Shkurt, 17:29
-
VKM/ Altin Basha shkarkohet nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar, dyshohet se abuzoi me fondet! Për Report Tv: S’kam asgjë për të thënë! Komandohet i riu
9 Janar, 14:01
-
Shpallet konkursi për drejtorin e përgjithshëm të TKOBAP, kriteret për aplikantët
7 Janar, 16:53
-
Masterclass nga regjisori i njohur Mike Figgis, Shqipëria pret Javën Kulturore Britanike nga datat 16 deri më 22 shtator
15 Shtator 2024, 12:39
-
Nis sot Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, Tirana mbledh piktorë nga e gjithë bota
2 Maj 2024, 12:46
-
Shembet shtëpia 300 vjeçare e Zekajve, një monument më pak në Lezhë! Zefi: Ministria e Kulturës nuk dha fonde për restaurim
13 Shkurt 2024, 16:40
-
Ndryshimet në qeveri, Zhupa në Report Tv: U shkri Ministria e Kulturës të jepet me koncesion trashëgimia
9 Janar 2024, 14:31
-
Pensioni i posaçëm/Nga Irini Qirjako te Elida Janushi, 9 artistët që propozoi Ministria në 2023-shin dhe nuk e përfituan! Duni, Kushta e Makri, 3 dosjet që do të dorëzohen!
8 Janar 2024, 13:41
-
Kërkohet një kryetar për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë! 10 vjet punë në art e kulturë, nga kriteret e domosdoshme
5 Janar 2024, 20:50
-
Vendimi/ Ndryshimet për Ligjin e Librit! Promovim dhe jashtë territorit, lehtësira për personat me aftësi ndryshe! Qendra e Librit rrit ndikimin, Biblioteka nga 5 mban 3 kopje të botimeve
29 Dhjetor 2023, 22:41
-
U shpall Kryevlerë Kombëtare/ Historia e valles devollite, pasurisë së çmuar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
28 Dhjetor 2023, 16:57