TIRANË - Foshnja tre muajsh e cila humbi jetën mëngjesin e së hënës në një barake të komunitetit rom në Shkozë të Tiranës, nuk ka vdekur si pasojë e të ftohtit. Është ky rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore e cila këtë të martë përcaktoi shkaqet e ndarjes nga jeta të foshnjes të seksit femër me inicialet M.M.
Instituti i Mjekësisë Ligjore deklaron zyrtarisht se "nga të dhënat paraprake të këqyrjes së jashtme dhe asaj të brendshme përjashtohet një vdekje e ardhur si rezultat i të ftohtit, nga temperaturat e ulëta".
Për të zbuluar nga se i erdhi vdekja foshnjës 3 muajsh, Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë së po verifikohen me ekzaminim mikroskopik të gjitha të dhënat e tjera të evidentuara në trupin e pajetë të vogëlushes.
Ky informacion paraprak u dha pas kërkesës së ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani për të përshpejtuar procedurat për përcaktimin e shkakut të vdekjes së foshnjës, referuar sensibilitetit të lartë publik.
Ndërkaq në një bashkëbisedim me gazetarët, deputetja e Partisë Socialiste Vasilika Hysi zbuloi se si në këtë rast edhe në atë të vdekjes së një foshnje në qytetin e Durrësit, nënave u është kërkuar të strehohen në qendrat e posaçme, por kanë refuzuar.
"Në rastin e Durrësit nëna është ftuar të shkojë në një qendër rezidenciale bashkë me fëmijën dhe nuk ka pranuar. Nuk është faji i nënës gjithmonë sepse ndoshta aq mundësi ka pasur të kuptojë se ç'është një qendër rezidenciale dhe çfarë mundësish ofrohen. Nëna tjetër edhe rasti i shkozës dhe pavarësisht se këto i përkasin një komuniteti rom përgjegjësia është e shtetit organeve të qeverisjes kryesisht vendore por edhe qendrore", tha Hysi.
Në 19 dhjetor një tjetër foshnje humbi jetën nga të ftohtit në Durrës. Fëmija dhe nëna flinin poshtë Urës së Dajlanit mbuluar me kartonë. /Report Tv/
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO