Instruktori i rafting kapet me 23 kg
hashash, në pranga Fatmir Veizi

Një sasi prej 23 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në automjetin me targë AA 267 JY të drejtuar nga Fatmir Veizi.

Veç 20-vjeçarit blutë e Beratit kanë shpallur në kërkim dhe shtetasin, Bledar Mece, i cili dyshohet se mbrëmjen e djeshme ka qenë në automjetbashkë me Veizin.

Fuoristrada Hondai me targë AA 267 JY nuk i është bindur postobllokut të policisë në aksin Skrapar-Përmet për të ndaluar dhe pas ndjekjes nga forcat e rendit ajo është braktisur nga drejtuesi.

Policia ka mundur të gjej pranë mjetit 4 thasë me lëndë narkotike kanabis, të cilët përmbanin 23 kg cannabis. Por në foton e shpërndarë po prej policisë thasët nuk janë pranë, por brenda makinës. Të dyshuar për posedimin e kësaj lënde narkotike u prangos në flagrancë Fatmir Veizi dhe u shpall në kërkim Mece.

Para hetuesve Veizi ka pohuar se në makinë ndodhej i vetëm dhe nuk ka dhënë detaje për personin tjetër që sipas policisë ndodhej në mjet, ndërsa kur është pyetur se përse ka ikur postbllokut të policisë është shprehur se nuk kishte letra makina.

Burime pranë policisë së Beratit bëjnë me dije për Shqiptarja.com se mjeti është në pronësi të Zamo Spatharas, president i Federatës Shqiptare të Rafting, ndërsa Veizi rezulton të jetë i punësuar nga Spathara si shofer dhe instruktor guide në Federatën Shqiptare të Rafting, siç shikohet në këtë facsimile të siguruar nga Shqiptarja.com.

fatmirkanabis
(Fatmir Veizi në foton majtas rezulton si inspektor guide Federatën Shqiptare të Rafting sic duket dhe faksimile (djathtas)

Zamo Spathara, President i Federatës Shqiptarë të Rafting, i kontaktuar nga ReportTV ka pohuar se nuk ka dijeni për këtë operacion të policisë dhe se mjeti nuk është i tij si dhe ka shtuar se nuk i njeh shtetasit, Fatmir Veizi dhe Bledar Mece. Policia dhe prokuroria vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti trafiku.

kanabis
(Fuoristarda dhe thasët me kanabis të gjetura nga policia)


Komunikata e plotë e plocisë
 

Goditet një tjetër rast i “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”

Arrestohet një shtetas për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”

Shpallet në kërkim një shtetas tjetër

Sekuestrohen 23 kg lëndë narkotike marijuanë
 

Në Berat më datë 14.10.2015, nga ana e Seksionit për Narkotikët në
bashkëpunim më Komisariatin e Policisë Skrapar, u bë arrestimi në
flagrancë ndaj shtetasit :
 

1.      Fatmir Veizi, 20 vjeç, banues në Berat,

2.      Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi B.M, 23 vjeç,
banues në Berat,
 

Arrestimi ndaj shtetasit Fatmimr Veizi, si dhe shpallja në kërkim ndaj
shtetasi B.M u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin
kanë konsumuar elementët e veprës penale “Prodhim dhe shitje të
lëndëve narkotike” , pasi në rrugën Skrapar- Përmet në vendin e
quajtur ura e Hambullit këta persona nuk i janë bindur urdhrit te
policisë duke u largaur me automjetin tip Foristradë , mjet të cilin e
kanë braktisur rreth 2 km nga vendi ku janë tentuiar të ndalohen.

·         Nga kontrolli i ushtruar në territor në afersi të makinës së
braktisur janë gjetur dhe sekuestruar 23 kg lëndë narkotike marijuanë.
 

·          Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e
shtetasit Fatmir Veizi është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë e
ftohtë .
 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, në ngarkim
të shtetasit Fatmir Veizi për veprat penale “ Prodhim dhe shitje të
lëndëve narkotike” te kryer në bashkëpunim ,  “Mosbindja ndaj urdhrit
të punonjëist të rendit publik “ dhe “ Mbajtje pa leje e armëve të
ftohta” të parashikuara nga nenet 283/2 , 242 dhe 279 te Kodit Penal
dhe në ngarkim të shtetasit B.M  për veprën penale “Prodhim dhe shitje
të lëndëve narkotike” të kryer në bashkepunim, parashikuar nga neni
283/2 i Kodit Penal.



Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë, shpërndahen dhe 355 pajisje elektro-shtëpiake

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë, shpërndahen dhe 355 pajisje elektro-shtëpiake