Të gjithë kirurgët në qendrën Shëndetësore Universitare Nënë Tereza, prej 1 muaji po punojnë me instrumenta të rinj. Në QSUT kryhen rreth 25 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit dhe sipas mjekëve, instrumentat e reja i ndihmojnë ata për punën e përditshme.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se infeksionet spitalore janë ulur ndjeshëm. Ndërsa Kryeministri Edi Rama u shpreh se vetëm dhënia me koncesion e këtij shërbimi, bëri të mudnur që të ofrohet një shërbim më i mirë. Rama sulmoi edhe ata që kanë kundërshtuar partneritetin publik-privat.

Sipas Kryeministrit brenda 18 muaj shërbimi kirurgjikal do të shtrihet në të gjithë vendin falë partneritetit publik-privat.

"18 muaj do të na duhen që ta shtrijmë këtë shërbim në të gjithë Shqipërinë. E fillojmë në këtë spital, ku bëhet gjysma e ndërhyrjeve kirurgjikale dhe në një kohë relativisht të shpejtë mbulojmë të gjithë nevojat për instrumente kirurgjikalë të këtij spitali dhe në 18 muaj çdo sallë operacionesh në Republikën e Shqipërisë do të shërbehet nga kjo bazë dhe çdo kirurg e grup mjekësh do të ketë në dispozicion këto instrumente", u shpreh Rama.

 Instrumentet e rinj kirurgjikale janë mundësuar nga një kompani gjermane, ndërsa sterilizimi i tyre bëhet nga një kompani italiane. 

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në QSUT:

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)