TIRANE- Gjatë Javës Italiane në Shqipëri një fokus kyç iu dha mbështetjes dhe rritjes në sektorin e agrobiznesit si një motor i zhvillimit ekonomik, duke prezantuar dhe diskutuar me të gjithë aktorët mbi mundësitë që ky segment ofron. Duke adresuar çështjet e financimit dhe ekspertizës, përveç iniciativave të ndryshme të ndërmarra, Intesa Sanpaolo Bank Albania prezantoi produktet e saj më të reja financiare të krijuara në përputhje me nevojat e këtij segementi.

“Intesa Sanpaolo Bank Albania në kuadrin e angazhimit të saj për të kontribuar në zhvillimin e ekonomisë Shqiptare, në sinergji të plotë me strategjitë e aktorëve të tjerë të përfshirë si: Qeveria, AZHBR, USAID, GIZ, etj, ka përcaktuar agrobiznesin si një nga përparësitë e aktivitetit të saj, duke krijuar edhe kapacitetet për të mbështetur rritjen e këtij sektori. Ne kemi krijuar produkte të dedikuara për individë dhe biznese të regjistruara që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e sektorit të bujqësisë në agro-prodhim dhe agro-përpunim.” – tha Alberto Prestopino, Drejtor i Divizionit Retail. “Shqipëria ka mundësi të shkëlqyera dhe si Bankë Italiane, me eksperiencë globale i njohim shumë mirë këto sektorë, duke qenë partnerë natyrorë siç e permendi dhe kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në Javën Italiane në Shqipëri.

Unë do të shtoja dy fjalë kryesore në botën e agrobiznesit, “Cilësi dhe Teknologji”, këto janë ato që duhet të kërkojë Shqipëria dhe i referohem të gjithë sektorëve prodhues." tha Silvio Pedrazzi, Drejtor i Përgjithshem Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania. Ai theksoi se instrumentet e reja financiare që Banka po ofron, si një nga investitorët Italianë më të mëdhej në vend, janë në përputhje të plotë me rolin e saj si “Bankë Urë” ndërmjet investitorëve të huaj potencialë, binzesmenëve italianë në veçanti dhe mundësive të ofruara nga tregu i Shqipërisë.

Z. Prestopino duke iu drejtuar direkt sipërmarrësve të pranishëm shtoi: “Këto Produkte të reja janë krijuar për të mbështetur biznesin tuaj dhe nevojat tuaja për financim për aktivitete dhe infrastrukturën bujqësore, që sjellin zhvillimin e këtyre bizneseve, rritjen e cilësisë së produkteve dhe rritjen e efiçencës së tyre si rezultat i reduktimit të kostove. Krijimin e këtyre produkteve financiare specifike për agrobizneset Banka e ka bërë duke pasur parasysh specifikën dhe sezonalitetin që shoqëron ato.”  Banka ka hedhur në treg këtë vit produkte të ndryshme për të financuar sektorin e agrobiznesit duke dhënë financime në Lek dhe në Euro për Agro-Investime dhe Agro-Kapital Qarkullues, duke aplikuar fleksibilitet në ripagimin e kësteve në varësi të sezonalitetit të produkteve dhe proceseve, duke aplikuar afate të ndryshme dhe komisione të përshtatura sipas produktit dhe shërbimit të ofruar.

Shkrimi u publikua sot,9 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)