'Integrimi', Duma: Po paguajmë dy administrata, kosto te qytetarët

'Integrimi', Duma: Po paguajmë dy administrata, kosto te qytetarët

Deputetja e PD, Grida Duma

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka ngritur shqetësimin, gjatë diskutimeve në komisionin parlamentar të Integrimit, lidhur me shkarkimet nga administrata dhe proceset gjyqësore të fituara nga ish-punonjësit. Sipas saj, aktualisht qeveria po paguan dy administrata, ata që janë në punë dhe të shkarkuarit sipas saj padrejtësisht, të cilët kanë fituar gjyqin.

"Kur pritet hapja e negociatave, qeveria pushoi eskpertët më të mirë të integrimit. Taksapaguesit shqiptarë po paguajne dy administrata, një të punësuar dhe një administratë të tërë që paguhet pasi ka fituar proceset gjyqësore për heqje të padrejtë nga puna. Nuk ka asnjë përgjegjës për këtë dëm financiar që rëndon në xhepat e shqiptarëve. Vetëm në një vit janë paguar 3.1 miliard lekë për dëmet e heqjeve nga puna padrejtësisht. Nga periudha mars 2014 - dhjetor 2014 janë paguar mbi 3.3 miliard lekë. 

11 mijë procese gjyqësore janë proceduar për heqjet e padrejta nga puna. Po ashtu stafi i integrimit europian është përgjysmuar ndërkohë që është i pari që duhet të ishte mbrojtur sepse është shpenzuar miliona euro per trajnimin e tyre nga Brukseli. Në këtë vit kur pritet hapja e negociatave humbja e stafeve të specializuar për integrimin është një humbje për gjithë shqiptarët. Kemi diskutuar më parë që kontratat e këtij stafi të specializuar duhet të ishin specifike për mbajtjen e tyre në administratë. Heqja e tyre nga puna nuk tolerohet". 

Grida Duma, deputete e PD

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fadil plhe gjoleka: 27/03/2018 14:09

    Po harove ti që në administrat jan gjith militantët e pd me shkolla të blera te kristali o grita duma rangalli. Apo të vazhdojm me rëmpallën tate o surat patate .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen