Integrimi, Franca ende skeptike për Shqipërinë: Edhe kur të tërhiqen të gjithë, Parisi do votojë...

Integrimi, Franca ende skeptike për Shqipërinë: Edhe kur të tërhiqen të gjithë, Parisi do votojë...

Edi Rama dhe Emmanuel Macron

Franca vijon të jetë skeptike lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë në BE. Shkak për këtë është korrupsioni në sistemin gjyqësor, ku sipas mediave franceze, reforma në radhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve po nxjerr në pah të korruptuarit.

Në një shkrim kushtuar gjyqësorit, ‘Der Standard’ bën një përmbledhje të gjithçkaje ka ndodhur në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, ku deri më tani 19 gjyqtarë dhe prokurorë nuk kanë mundur të shpjegojnë pasuritë e tyre dhe kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa 7 janë shkarkuar nga detyra.

Shkrimi i plotë:
Berlini është “impresionuar” dhe midis diplomatëve te BE-së, Komisioni Shqyrtues që ka shqyrtuar dhe pritet të shqyrtojë të 800 prokurorët dhe gjyqtarët në Shqipëri që nga Marsi e po nxjerr në pah të korruptuarit, është konsideruar si një model për kandidatët e tjerë të BE-së.

Deri tani, nuk kishte një reformë të tillë të plotë gjyqësore në asnjë shtet të Europës Juglindore si në Shqipëri. Deri më tani, 19 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët nuk kanë mundur të shpjegojnë pasuritë e tyre, kanë dhënë dorëheqjen vullnetarisht. Shtatë u pushuan nga detyra dhe u konfirmuan shtatë. Për herë të parë, disa shqiptarë shpresojnë që korrupsioni më në fund do të luftohet seriozisht. Por opozita po përpiqet të minojë reformën e gjyqësorit. Pra, mund të ndodhë që kurset e nevojshme për gjykatësit dhe prokurorët e rinj në vjeshtë nuk mund të fillojnë, sepse ligjet nuk miratohen. Komisioni i BE-së përgëzon progresin e reformave.

Megjithatë, ka rezistencë në shtetet e BE kundër fillimit të bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë. Kjo vjen kryesisht nga Franca, por edhe nga Danimarka dhe Holanda. Ndonëse këta të fundit kanë gjasa ‘të kthejnë’ kur të gjithë të tjerët po tërhiqen, është ende e mundur që Parisi të votojë kundër shqyrtimit të kapitujve të parë të BE-së për Shqipërinë në samitin e 28 dhe 29 qershorit.

Bisedimet për anëtarësimet në BE jashtë tavolinës
Presidenti Emmanuel Macron është i shqetësuar dhe dëshiron që çështja e zgjerimit të mos jetë fare në tryezë para zgjedhjeve të BE-së në 2019-ën. Macron ka frikë se çështja do të tërheqë skeptikët e BE-së. Ai dëshiron të sigurojë shumicën e gjerë në Parlamentin Europian për reformat e tij. Megjithatë, Franca është paralajmëruar nga shtetet e tjera të BE-së se vetëm do të duhet të mbajë e vetme pasojat politike, nëse bën rezistencë për integrimin e Shqipërisë. Kjo gjithashtu do të minonte politikën e kushtëzimit (përpjekjet e BE për reformat) dhe besueshmërinë e BE-së.

Udhëheqësi socialist Edi Rama gjithashtu ka disa miq të partisë në BE, sepse shumica e vendeve të BE-së qeverisen nga konservatorët. Opozita në vendin e vet, Partia Demokratike (PD), ashtu siç është aq e zakonshme në Ballkan, refuzojnë të përgëzojnë qeverinë dhe lobon në BE kundër fillimit të negociatave. Gjithashtu në CDU dhe CSU ka njerëz që janë kundër bisedimeve të pranimit. Megjithatë, Merkel ka fjalën e fundit dhe kancelaria është në favor. Megjithatë, ekspertët e sigurisë në BE janë ende të shqetësuar për krimin e organizuar – sidomos për trafikun e drogës. Jo shumë për prodhimin e kanabisit në Shqipëri, siç ishte vitin e kaluar, por për kontrabandën e kokainës në Evropë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 21/06/2018 14:49

    Mos ju ka fryre gje ne vesh Putini ketyre?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat