Tiranë, 2 Tetor / ATSH - / Komisioni Europian ka dhënë dje gjatë një ceremonie në Bruksel për të parën herë çmime, 7 fituesve për punën mbi integrimin e Romëve të organizatave të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia. Nga një listë prej 21 organizatash dhe projektesh ishin të përfshira edhe dy projekte të financuara nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë.
Stefan Füle, Komisioner për Zgjerimin dhe Politikën Europiane të Fqinjësisë, gjatë ceremonisë së çmimeve është shprehur gjatë ceremonies se "Integrimi i Romëve është një politikë e rëndësishme, dhe nuk është vetëm investim në dobi të kësaj pakice por është gjithashtu investim për dobinë e të gjithë shoqërisë. Të jetuarit në një mjedis ku çdo anëtar i shoqërisë kontribuon me frymën dhe forcën e punës së tyre, do t'i lejojë vendet që të jenë më të fortë dhe më të lulëzuar, nga këndvështrimi ekonomik, social dhe kulturor", u shpreh Zt Fyle në fjalën e tijë.
Stefan Füle
Këto çmime nderojnë përkushtimin e OJQ-ve në asistencën për integrimin e komuniteteve Rome nëpër Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, dhe ato i japin dukshmëri praktikave dhe ideve më të mira. Përmes çmimeve KE synon të inkurajojë organizatat e shoqërisë civile të vazhdojnë aktivitetet e suksesshme në fushën e përfshirjes sociale të Romëve.
Midis OJQ-ve të listës së shkurtër ishte gjithashtu edhe 'Ndihmë për Fëmijët' e zgjedhur për impaktin, novacionin, dhe qëndrueshmërinë e projektit 'Arsimi dhe Formimi Profesional i Alternuar' i financuar nga Agjensia Zvicerane Për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Projekti ka kthyer shumë fëmijë Romë në bankat e shkollës dhe ka krijuar kushtet për familjet dhe komunitetet Rome që të lejojnë fëmijët e tyre të ndjekin arsimin dhe formimin profesional.
"Përzgjedhja në këtë konkurs ishte një vlerësim për punën e vazhdueshme të përkushtuar të stafit të projektit tonë nëpër gjithë këto vite", shprehet Shpresa Spahiu, Drejtore e 'Ndihmë për Fëmijët'. "Është një konfirmim pozitiv i modelit tonë për dhënine e shërbimeve të cilin e prezantuam në një kohë kur puna dhe shërbimet sociale nuk njiheshin ende në Shqipëri. Është gjithashtu një mundësi për organizatën tonë që të ndajë në nivel ndërkombëtar përvojën, ndërhyrjen, metodën, rezultatet, si dhe rrugën e gjatë drejt shërbimit ndaj nevojave të komuniteteve Rome", ka shtuar Zj. Spahi
Një tjetër projekt i financuar nga Zvicra në Kosovë ishte përzgjedhur gjithashtu në listën e shkurtër: "Përfshirja Sociale dhe Përmirësimi i Kushteve të Jetesës për Romët, Ashkalët dhe Egjiptianët dhe Grupe të Tjera të Prekshmë në Kosovë". Megjithatë, çmimi fitues për Shqipërinë dhe Kosovën respektivisht shkoi për Roma Active Albania dhe Idea Partneship.
Përveç pjesëmarrjes në ceremoninë e çmimeve, përfaqësuesit e OJQ-ve po marrin pjesë në një vizitë studimore në institucionet Europiane mbi punën e kryer për mbështetjen e Romëve nga shtetet anëtare të BE-së. Këtu përfshihet gjithashtu një mundësi për të ndjekur Konferencën ROMACT të organizuar nga Këshilli i Europës dhe Komisioni Europian. Pjesë e çmimit ishte një shumë prej 14,000EUR për secilin nga të shtatë fituesit.
/k.m/
/Shqiptarja.com