Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj priti një delegacion të përbashkët të dy vendeve të Bashkimit Evropian, Irlandës dhe Finlandës.
Në fokus të bisedimeve me Ministren e Shtetit për Cështjet e Europës të Irlandës Helen McEntee, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Finlandës Samuli Virtanen dhe ekspertë të cështjeve të Ballkanit, ishin reformat e ndërmarra nga vendi ynë në lidhje me integrimin në BE. Palët diskutuan gjithashtu edhe për rolin dhe punën e Ministrisë së Brendshme në kuadrin e forcimit të kapaciteteve të Policisë së Shtetit me synim integrimin e vendit.
Teksa Lleshaj nënvizoi rëndësinë e hapjeve të negociatave këtë vit si një vazhdimësi e natyrshme e procesit të integrimit evropian, palët diskutuan gjithashtu edhe për mundësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh si dhe evidentuan fusha ku ky bashkëpunim mund të thellohet. Delegacioni pritet të bëjë takime edhe në parlamentin shqiptar si dhe në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.