Integrimi në BE, Barbullushi: Shqipëria i ka plotësuar kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare! Vendi ynë mund të penalizohet nga vendimi i Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut

Këshilltarja e kryeministrit për Integrimin Odeta Barbullushi tha në një intervistë për Report Tv se vendi ynë tashmë i ka përmbushur të gjitha kushtet që realizimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për të filluar negocimin me BE.

Barbullushi shtoi më tej se ne jemi në pritje të një vendimi nga vendet anëtare, që në këtë moment lidhet me vendimin e një tjetri vendi anëtar që është vendimi i Bullgarisë për dakordësinë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Më tej Barbullushi theksoi se dakordësia e vendeve anëtare të BE-së është që të dy vendet të mbahen bashkë dhe se skenari ideal do të ishte që çështjet bilatarale mos ta mbajnë peng procesin. Teksa u kthye disa vite më parë Barbullushi tha se kemi humbur kohë, pasi ky proces nuk lidhet vetëm më Shqipërinë, por edhe me një ngërç politik që ka lidhje me politikën e brendshme të BE.

‘Jemi në një proces pritje për një vendim të këshillit të BE dhe të vendeve anëtare për hapjen e një konference ndërqeveritare, e cila është edhe momenti formal për fillimin e negociatave për anëtarsim të Shqipërisë.  Ajo çfarë ne presim, është hapja, ose lançimi  konferencës së parë ndërqeveritare. Procesi zgjedhor ka rëndësi për demokracinë dhe për reformat që lidhen me integrimin, për bazë merret raporti ODIHR. Kujtojmë se pas zhvillimit të zgjedhjeve ne kishim një raport paraprake, ku kishim një vlerësim të përgjithshëm në kuadër pozitiv për zhvillimin e zgjedhjeve. Është e rëndësishme, ky proces nuk lidhet vetëm me Shqipërinë, ka rreth 3 vite që është futur në një ngërç politik që ka lidhje me mosdakordësitë e brendshme të BE. Në 2019 ne prisnim të kishim një vendim, sërish u shty për shkak të një diskutimi të brendshëm në lidhje me reformimin e BE. Humbëm kohë në këtë mënyrë.

Në momentin që flasim për lançimin e konferencës së parë ndërqeveritare që do të thotë ulja në një tryezë për të filluar negocimin, pastaj do të jetë konferenca tjetër që do të lidhen me drejtësinë, rendin dhe të drejtat themelore dhe sigurinë. Në momentin që flasim nuk ka asnjë kusht apo detyrë për të përmbushur. Ne jemi  në momentin e pritje të një vendimi nga vendet anëtare që lidhet në këtë moment me vendimin e një tjetri vendi anëtare që është vendimi i Bullgarisë për dakordësinë ndaj Maqedonisë së Veriut. BE duhet ta mbajë këtë proces, duhet t’i përmbahet karakterit të bazuar në meritat e secilit. Dakordësia brenda vendeve anëtare është që dy vendet të mbahen bashkë, ky do të ishte skenari ideal, që çështjet bilatarale mos ta mbajnë peng procesin.’- tha Barbullushi.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë