Integrimi në BE, Ministri Hasani: Shqipëria gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare! Nuk ka kohë për të humbur  

Shqipëria është gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare.

Kështu është shprehur, sot ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili mori pjesë në konferencën e Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor me MPJ-të e vendeve të BP-së, organizuar në Austri në datat 20 dhe 21 qershor 2024.

Ministri Hasani theksoi se Shqipëria e ka treguar vendosmërinë e saj për përshpejtimin e procesit të integrimit, duke treguar progres të vazhdueshëm në ndërmarrjen e reformave.

“Ne do të kemi zgjerim në zemër të Bashkimit Evropian dhe do ta mirëpresim shumë këtë. Është momenti i duhur që gjërat të bëhen reale me një axhendë ambicioze dhe është koha për të provuar në mënyrat më konkrete, vendosmërinë e të gjithëve për të ecur përpara. Ne në Shqipëri jemi gati të hapim sa më shumë kapituj të mundshëm gjatë këtij viti. Nuk ka kohë për të humbur dhe shpresojmë shumë që pas një muaji të kemi mundësinë të organizojmë konferencën e dytë ndërqeveritare”, u shpreh kryediplomati shqiptar Hasani.

Ministri Hasani u shpreh besimplotë se Grupi i “Miqve të Ballkanit Perëndimor” do të vazhdojë mbështetjen dhe bashkëpunimin e fortë me vendet e rajonit, për të ndihmuar në përmbushjen e të gjitha kritereve dhe finalizimin e integrimit në BE.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Përballje 'titanësh' dhe finale e parakohshme, mësohen çiftet e 1/8 në Europianin e Gjermanisë

Euro 2024/ Përballje 'titanësh' dhe finale e parakohshme, mësohen çiftet e 1/8 në Europianin e Gjermanisë