Bashkëkryetari i Këshillit të Integrimit Taulant Balla deklaroi në Kuvend se Shqipëria synon të mbyllë negociatat me Bashkimin Europian deri në fund të vitit 2026 dhe të jetë pjesë e valës së ardhshme të zgjerimit. Ai tha se vendi ka hyrë në fazën më intensive të procesit. Jorida Tabaku nga opzoita kundërshtoi optimizmin e Ballës, duke deklaruar se raporti i BE-së dokumenton probleme serioze me sundimin e ligjit, konsultimet publike dhe standardet europiane.

***

Shqipëria është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit nëBashkimin Europian, tha Taulant Balla teksa lexoi përpara deputetëve të kuvendit raportin e Këshillit të Integrimit Europian.

Balla tha se Shqipëria synon që të mbyllë negociatat deri në fund të dhjetorit të vitit 2026!

"Procesi i integrimit ka hyrë në fazën më konkrete, më intensive ku secili prej nesh, dhe grupët parlam,entare do ta shohin veten si contributor në këtë moment intensive negociatash për ta përmbykllur procesin e negociatave në krishtlindje të vitit të ardhshëm. Ky nuk është vetëm velrësimi ynë, por I atyre që na monitorojnë, atyre institucioneve ku do ta shohim veten jo më pas disa vitesh por edhe me muaj siu pojesë përbërëse, flas këtu për PE-në, ku në bisedat mes eurodeputetëtve folëm që Shqipëria do të ketë 12 ose 13 eurodeputetë",- tha Balla.

Balla siguroi se Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së në zgjerimin e radhës!

"Vala tjetër e zgjerimit ku Shqipëria bashkë me Malin e Zi, bashkë me Islandën do të jenë vendet e valës së tjetër të zgjerimit",- tha Balla.

Në kundërpërgjigje deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se raporti ui fundit i BE-së për sundimin e ligjit, nuk evidenton vetëm mangësi teknike, por dokumenton një model të tërë qeverisjeje.

"Raporti dokumenton kalimin nga sundimi i ligjit te sundimi përmes ligjit. Kur ligji nuk i pëlqen qeverisë, ai ndryshohet”,- tha Balla.

Tabaku u ndal tek konsultimet e munguara publike dhe tek progresi i pakët teksa tha se Shqipëria nuk ka nevoje për europë fasadë por për standarte!