Integrimi, Rama: Për PD, proces
ligjshkrimi, për ne ligjzbatimi

Integrimi, Rama: Për PD, proces<br />ligjshkrimi, për ne ligjzbatimi
TIRANE - Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, nga konferenca për përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Europian, zgjodhi reformën në arsim për të sjellë sipas tij, ndryshimin mes kabinetit të kaluar të qeverisë Berisha dhe aktualin. Vëmendja dhe interesi që ka marrë kjo reformë, për të cilën është shtyrë ardhja në parlamentsi nevojë për diskutimin e draftit me palët e interesuara, sipas Ramës tregon se integrimi për ta është një proces ligjzbatimi, ndryshe nga qeveria e shkuar e cila, sipas tij e shihte si një proces ligjshkrimi.
 
“Dua të përqëndrohem në një aspekt tjetër që ka të bëjë me zbatimin. Përafrimi nuk është thjesht një proces përngjasimi i teksteve ligjore, por një proces zbatimi i normave ligjore të BE në një realitet që duam ta transformojmë në realitet. Në ligjin për arsmimin e lartë po bëhet një punë për të përfshirë të gjithë. Dua që ligji për arsmimin e lartë të jetë baza e një procesi gjithëpërfshirës. Edhe pse ne i kishim vënë vetes një afat që ligji të vinte në Parlament këtë sesion, vendosëm të marrim më shumë kohë se drafti ka marrë shumë interes, dhe do ta miratojmë kur të shqyrtohet nga të gjithë, pasi ligji bëhet nga njerëzit e sistemit. Ky është një shembull për të thënë se ndryshimi i qeverisë së pas 23 qershorit, pasi për ta integrimi ishte një proces ligjshkrimi kurse për ne ligjzbatimi”, tha kryeministri Rama.

RAMA: SFIDE ZBATIMI, POR VARET NGA AFTESIA E LIGJVENESVE
Ndërsa ka sjellë nga përvoja e tij, rastin se si një gjerman udhëton pa rrip sigurimi në Shqipëri, dhe një shqiptar që në vendin e tij nuk e zbaton ligjin por në Gjermani me shumë gjasa do mbante rrip sigurimi, Rama tha se mbetet sfidë krijimi i një kulturë për të zbatuar ligjin. Kjo sipas Ramës, realizohet nga aftësia e personave që vendosin ligjet.
 
“Është shumë e vështirë të imagjinosh një shqiptar pa rrip sigurimi në Gjermani, por nuk është shumë e vështirë të mendosh një gjerman pa rrip sigurimi në Shqipëri sepse e kam parë vetë. Kjo do të thotë se i njëjti individ ka dy sjellje të ndryshme në dy sisteme. Të shkruash ligje është shumë e lehtë. Por sfida jonë si rajon është zbatimi i ligjeve dhe jo shkrimi i tyre. Kjo ka të bëjë nga aftësia e disa personave ligjvënës e deri tek zbatimi i institucioneve ligjorë. Për këtë arsye vlerësoj rëndësinë procesin e integrimit, që për ne vjen si bekim”, u shpreh kreu i mazhorancës.

RAMA: NUK KA KRIM TE ORGANIZUAR SHQIPTAR, POR NDERKOMBETAR
Kryeministri Rama u ndal edhe tek krimi i organizuar duke shtuar se nuk ka një krim të organizuar shqiptar por krim të organizuar ndërkombëtar. Për këtë arsye siç theksoi kryeministri BE-ja ka nevojë për Shqipërinë aq sa Shqipëria për BE-në për të luftuar në mënyrë të gjithanshme krimin.

“Besoj se Shqipëria e meriton statusin kandidat dhe sa ka nevojë Shqipëria për BE aq ka edhe nevojë BE për Shqipërinë. Ta pranojmë që krimi i organizuar është shumë më i bashkuar se Europa e bashkuar. Në Shqipëri nuk ka krim të organizuar shqiptar por një krim ndërkomvëtar që ka një degë edhe në Shqipëri. Po të shohësh regjistrimet telefonike sheh telefonata të shumta me jashtë nisur edhe nga fakti që shqiptarët flasin shume gjuhë të huaja. Prandaj nisur nga kjo Europa ka nevojë për Ballkanin që lufta ndaj krimit të organizuar të jetë e gjithanshme.” theksoi kryeministri.

RAMA: ABSURDE, KOSOVARET LEVIZNIN LIRSHEM TE SUNDUAR, TANI JO
Ndërkohë ai u ndal edhe rajoni dhe më konkretisht tek Kosova, ku shtoi se ajo e meriton liberalizimin e vizave siç meriton Shqipëria statusin kandidat. Rama e cilësoi si absurd faktin që në gjatë diktaturës serbe ishte e mundur lëvizja e kosovarëve lirshëm në Europë, e ndërsa tani që janë të pavarur, jo.  

“Siç i dha Serbisë hapjen e negociatave, duhet t’i japë Shqipërisë statusin dhe Kosovës lirinë e vizave pasi është absurditet që në diktaturë lëviznin të lirë dhe tani që janë të pavarur jo. Ballkani pas 100 vitesh, nuk ka më luftë. Është Europra fjala kyç që ka sjellë sot këtë paqe që ka bërë Ballkanin të besojnë tek ajo, pasi historia e ka treguar se për Ballkanin është më e lehtë të bëjë luftë se paqe.” tha Rama 

DOGANAT, RAMA: KODI I RI SI AI I BE, SYNIM KALIMI NE FAZE TE RE FUNKSIONIMI
Duke folur në kuadër të procesit të ligjzbatimit, kryeministri mori si shembull Kodin e Ri Doganor. Ai tha se kodi i ri është i ngjashëm me atë të BE-së dhe siç theksoi ai, “kjo është sfida e re për kalimin e institucioneve në një fazë të rifunksionimi dhe i heq shtetit aspekte që mund të keqpërdoreshin. 

“Ne kur e kemi përcaktuar procesin e integrimit me Europën si ribashkim, kemi pasur parasysh procesin e ligjzbatimit. Për shembull kjo do të thotë se është një kod doganor tërësisht i përafruar me atë të BE. Nuk na e ka kërkuar kush por e bëmë këtë se e shohim këtë si aspekt themelor të doganave dhe marrëdhënies së shtetit me sipërmarrjen. Ky kod i heq shtetit shumë aspekte që mund të keqpërdoreshin. Ne e kemi marrë këtë sfidë deri më 1 janar të vitit të ardhshëm, ku nga njëra anë t’i jepet liri sipërmarrjes dhe nga ana tjetër të mos humbasin taksat dhe detyrimet e sipërmarrjes. Sfida jonë është kalimi në një fazë të re të funksionit të institucioneve”, u shpreh Rama.

META:PERAFRMI I LEGJISLACIONIT KERKON BASHKEPUNIM, RRITEN STANDARTET
Duke folur për procesin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së, Kreu i Kuvendit Ilir Meta teksa vlerësoin rolin e parlamentit në këtë proces, theksoi se kjo arrihet vetëm përmes bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës. Ai tha se përafrimi i legjislacionit duhet të shihet jo vetëm në kuadër të integrimit të vendit por edhe për rritjen standarteve të shtetit.

Kryeparlamentari Meta, tha se Kuvendi ka ngritur struktura të posaçme për këtë proces me ekspertë të huaj e shqiptarë.

“Përafrimi i legjislacionit është një vullnet i popullit shqiptar për rritjen e mirëqënies dhe shtetit ligjor. Ekziston një bazë ligjore për këtë proces përafrimi. Kjo është një sfidë mjaft e rëndësisshme e Kuvendit. Aftësia kryesore duhet të përmbushë detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit duke përafruar brenda një kohe të shkurter legjislacionin. Roli i Kuvendit si organi i vetëm ligjvënës është shumë i rëndësishëm në realizimn e këtij përafrimi. Kuvendi ka ngritur struktura të posaçme për këtë qëllim me ekspertë të huaj e shqiptarë. Falenderoj BE-në për asistencën e dhënë. Ky proces realizohet vetëm përmes bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, pasi duke punuar bashkë jo vetëm do të plotësojmë kushtet e vendosura nga BE por do të arrijmë standarte më të larta.” u shpreh Meta

GJOSHA: GATI PLANI KOMBETAR PER INTEGRIMIN
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha tha se për përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së, qeveria ka gati një Plan Kombëtar për Integrimin Legjislacioni shqiptar duhet ti përarfrohet atij të BE. Kjo qeveri në këtë kuadër vendosi të formojë Plan Kombëtar për Integrimin. Gjosha shtoi se ky plan është një dokument dinamik që do të ndryshojë në varësi të hapave të marra.

Më tej ministrja Gjosha u shpreh në lidhje me përafrimin se ky është një proces i rëndësishëm me negociatat e integrimit.

“Plani kombërtar është një plan afatgjatë deri në 2016. Aktivitetet janë të ndara sipas kapitujve. Nuk është një dokument statik, por dinamik, që do të evolojë në varësi të etapave që do të bëjmë. Nga fundi i 2014 synojmë të rishikojmë sërish planin për të parë hapat e bërë. Përafrimi i legjislacionit është një detyrim dhe një proces që na pret të gjithëve. Ky përafrim luan një rol në negociatat për integrimin.” tha ministrja Gjosha

PERAFRIMI, RUMBOLD: PLANI AFATGJATE, STATUSI NUK ESHTE FUNDI
Ndërkohë përfaqësuesi i BE-së në vendin tone Clive Rumbold tha se përafrimi duhet të jetë një plan afatgjatë, kjo pasi sipas tij marrja e statusit kandidat nuk është fundi i procesit. Sipas tij hapja e negociatave me BE-në kërkon një zbatim rigoroz të shtetit të së drejtës.

“Ne kemi theksuar që ka nevojë për një planifikim që më përpara dhe afatgjatë. Kjo ka të bëjë edhe me statusin kandidat, por ky status nuk është fundi. Për çeljen e negociatave kërkohet zbatimi rigoroz i masave për respektimi e shtetit të së drejtës. Udhërrëfyesi me 5 prioritetet ka të bëjë me sfidat më urgjente të Shqipërisë, ndërsa plani i veprimit duhet të jetë më afatgjatë. Aspiratat janë të qarta për të dyja palët.” tha Rumbold

Redaksia Online
(e.c/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç