
Inteligjenca amerikane thotë se Ministria ruse e Mbrojtjes është në procesin e blerjes së miliona raketave dhe predhave artilerie nga Koreja e Veriut për luftën e saj të vazhdueshme në Ukrainë.
Një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti për të diskutuar përcaktimin e inteligjencës, tha të hënën se fakti që Rusia po i kthehet shtetit të izoluar të Koresë së Veriut tregon se ushtria ruse vazhdon të vuajë nga mungesa e armatimeve.
Zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se rusët mund të kërkojnë të blejnë pajisje shtesë ushtarake të Koresë së Veriut në të ardhmen. Zbulimi i inteligjencës u raportua për herë të parë nga The New York Times.
Zyrtari amerikan nuk dha detaje se sa armatime synon të blejë Rusia nga Koreja e Veriut. Zbulimi vjen pasi administrata Biden konfirmoi kohët e fundit se ushtria ruse në gusht mori dronë të prodhuar nga Irani për t'u përdorur në fushën e betejës në Ukrainë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Moska e financoi konfliktin duke eksportuar lëndë djegëse fosile! Del raporti mbi situatën bërthamore në Ukrainë: Urgjent krijimi i një zone të sigurisë bërthamore










