Peizazhi i maleve nga pas dhe një vajzë e re që del dhe flet për Paketën e Maleve janë detajet e para që bien në sy në videon e shpërndarë nga kryeministri Rama në rrjetet sociale. Por, asnjëra prej tyre s’është reale: e gjitha është e prodhuar me Inteligjencë Artificiale.

Vajza shpjegon paketën dhe mundësitë që ajo sjell për këdo që synon të kthehet për të investuar në Shqipëri, madje duke i nxitur ta bëjnë.

“Malet nuk janë thjesht natyrë, janë mundësi për të ndërtuar, për t’u kthyer dhe për të investuar aty ku fillon gjithçka”, thotë ajo.

“Mirëmëngjes dhe me këtë mesazh për Paketën e Maleve, që u jep jetë dhe zhvillim të ri zonave malore duke legalizuar pronësinë, lehtësuar investimet dhe krijuar mundësi reale në turizëm, bujqësi dhe ekonominë lokale, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri krah videos.