Situata në front në Ukrainë është përgjithësisht ‘në një ngërç’, por ekziston një mundësi reale e një avancimi lokal të trupave ruse rreth Bakhmutit. Ky është vlerësimi i inteligjencës ushtarake britanike, në përditësimin e saj të fundit mbi këtë temë.
'Në ditët e fundit luftimet më të ashpra janë përqendruar në tre sektorë. Në veri-lindje, afër Kreminës, Ukraina ndoshta ka bërë hapa të vegjël përpara dhe është mbrojtur me sukses ndaj një kundërsulmi rus. Rreth rajonit të Donetsk, në sektorin Bakhmut, trupat ruse dhe grupi i mercenarëve Wagner po avancojnë në qytetin Soledar. Në jug, sulmet janë përqëndruar në rajonin e Zaporizhzhia'- thuhet në raportin e inteligjences britanike.
Lajmi kryesor:
Ushtria ruse njofton ofensivë të re në Zaporizhzhia! Kievi: Pavendosmëria gjermane për dërgimin e armëve kushton jetë! SHBA: Viktimat ruse janë rreth 188 mijë






