I dërguari special i Donald Trump për luftën në Ukrainë, thotë se delegacionet amerikane dhe ukrainase kanë përshëndetur bisedimet “produktive dhe konstruktive” të mbajtura në Miami, në prani të aleatëve evropianë, me synimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Gjatë tre ditëve të fundit në Florida, delegacioni ukrainas ka zhvilluar një sërë takimesh produktive dhe konstruktive me partnerët e tij amerikanë dhe evropianë”, thuhet në deklaratë. Deklarata u shpërnda në rrjetin social X nga Steve Witkoff, i dërguari special i Donald Trump, dhe Rustem Umerov, kryenegociatori i Kievit.
Zelensky ndërkohë e quajti konstruktiv dialogun me SHBA dhe tha se ekipi I tij po punon internsivisht. Po shqyrtohet çdo pikë në detaje dhe ka një dialog konstruktiv me palën amerikane. Kjo është e rëndësishme”, shkroi në X presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sa I takon rusisë, ajo mbetet plotësisht e angazhuar për arritjen e paqes në Ukrainë”, deklaroi i dërguari special i Donald Trump, Witkoff. Sipas tij “Rusia i vlerëson shumë përpjekjet dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zgjidhjen e konfliktit ukrainas dhe rivendosjen e sigurisë globale”.
Por përkundër këtyre pohimeve raportet e shërbimeve amerikane të inteligjencës vazhdojnë të këmbëngulin se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka hequr aspak dorë nga ideja për të pushtuar të gjithë Ukrainën dhe për të pretenduar territore evropiane që në të kaluarën i përkisnin Bashkimit Sovjetik, përfshirë edhe vende që sot janë anëtare të NATO-s.
Këtë e raportoi agjencia e lajmeve Reuters, e cila ka folur me “gjashtë burime” të njohura me çështjen, të cilat ofrojnë një pasqyrë të situatës thellësisht të ndryshme nga ajo e paraqitur nga presidenti amerikan Donald Trump dhe nga negociatorët e tij të besuar me rusët,
Këtë fundjavë, rusët refuzuan që negociatat të ecin një shkallë më tej, duke hedhur poshtë mundësinë e një takimi trepalësh me shba dhe ukrainën. Bisedimet e ardhshme mbeten ende për tu konfirmuar, pasi deri më tani nuk ka ende një axhendë të përcaktuar për takimin e radhës, por një indicie e dha shefi I delegacionit rus kirill Dmitriev i cili postoi pas bisedimeve një foto të tijën me me mbishkrimin herën tjetër në moskë.
Komente









