Të gjithë mund të mendojmë që njerëzit inteligjentë e kanë jetën më të lehtë falë inteligjencës së tyre për `ti zgjidhur gjërat.

Por, kjo nuk është e vërtetë pasi inteligjenca e tyre ka dhe anën tjetër të medaljes që është e keqe. Këta persona kanë disa probleme me jetesën e tyre në shoqëri. Jeta e tyre bëhet e vështirë dhe detyrohen të mos kenë një jetë normale.

Puna e natës

Ekspertët thonë që nuk duhet të çuditemi me këtë shprehi të tyre, sepse njerëzit inteligjentë shumë shpesh natën lexojnë, studiojnë, analizojnë dhe shkruajnë. E keqja është se, gjumi i mirë natën është jashtëzakonisht i dobishëm për funksionimin normal të njeriut.

Vështirë gjejnë partnerë apo partner/e

Njerëzit inteligjentë vështirë mund të takojnë partnerë apo partnere, sepse janë të tërhequr dhe jo rrallë kanë kritere jashtëzakonisht të larta. Mirëpo, lajm i mirë është që kur gjejnë partner të përshtatshëm. Ata kanë një marrëdhënie seksuale më të mirë se sa njerëzit me inteligjencë mesatare.

Janë të gatshëm të gënjejnë

Pra, u drejtohen të tjerëve nga “lartësia”, shpërndajnë fjalë të mençura, ndërkaq jo rrallë bëjnë edhe ndonjë gënjeshtër me qëllim që të krijojnë përshtypje sa më të mirë. Natyrisht, kjo do të thotë që herë-herë mund të jenë edhe keqdashës, kurse njerëzit e tillë askush nuk i do...

U besojnë gjërave të pabesueshme

Ekspertët ende nuk e dinë përse kjo është kështu, mirëpo konsiderojnë që do të mund të ketë lidhje me vetëbesimin e tepruar, përkatësisht me bindjen absolute të njerëzve të mençur për intelektin e tyre, bile edhe kur nuk kanë të drejtë.

Kanë prirje autodestruktiviteti
Përse është kështu? Sepse ekziston diçka që quhet kureshtje e cila njerëzit inteligjentë i çon në situata shumë të komplikuara dhe të rrezikshme, si p.sh. të qënit i varur nga drogat. Disa hulumtime kanë treguar që njerëzit inteligjentë kanë prirje autodestruktiviteti.