Inter bën gjestin fantastik, fton të gjithë anëtarët në Europë dhe botë të kontribojnë për tërmetin

Inter bën gjestin fantastik, fton të gjithë anëtarët në Europë dhe botë të kontribojnë për tërmetin

Me iniciativë të ‘Inter Club Albania’, që është një nga grupimet zyrtare në mbështetje të klubit zikaltër me qendër në Milano, Inter ka ftuar të gjithë grupimet e tifozëve në Europë dhe botë për të mbledhur të ardhura për të prekurit e tërmetit që goditi vendin tonë më 26 nëntor.

Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët ‘Inter Club Albania’ ka ndikuar në klubin zikaltër që me anë të një emaili të shpërndarë për të gjithë anëtarët, të mblidhen para për fatkeqët. Interi në emailin e dërguar ‘inter club-eve’ shkruan:

“Miredita,

Termeti qe ka goditur Shqiperine eshte nje tragjedi e vertete. Sot qe po flasim numri i viktimave ka shkuar ne 51. Numri i te lenduarve ka shkuar ne 2000. Mijera te tjere kane humbur shume nga jeta e tyre e nder to, edhe shtepine. Shume edhe anetaret zyrtar te klubit te prekur.

Per kete motiv Inter Club Albania, nje nga Inter Clubet me te medha ne bote ka vendosur qe te akivizohet qe ne momenti ne pare ne nje mbledhje fondesh qe mund te ndihmoje personat e prekur nga termeti.

Nese deshironi te beni nje donacion, linku eshte ky: https://www.gofundme.com/f/dkf6py-albanian-earthquake

E gjithe shuma qe do te mblidhet nga kjo nisme direkte e Inter Club Albania, do te shkoje ne favor te te prekurve dhe atyre te mbetur pa shtepi.

Ju ftojme per kortezi qe ta ndani kete informacion me te gjithe anetaret tuaj dhe ta shperndani kete link ne kanalet tuaja te rrjeteve sociale.

Faleminderit per mirekuptimin tuaj.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lëshonin fatura fiktive, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest në burg për dy persona! I shkaktuan dëm shtetit 1 mln euro

Lëshonin fatura fiktive, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest në burg për dy persona! I shkaktuan dëm shtetit 1 mln euro