Në fillim të sezonit Inter e nisi kampionatin pa u shprehur për objektivin titull duke patur parasysh potencialin e Juventusit, por tani që zikaltërit e mbyllën 2019 në vendin e parë po lëvizin fuqishëm në merkaton e janarit. Mediat në Angli raportojnë për të reja të rëndësishme në lidhje me emra të bujshëm.
Sipas The Sun Inter po kërkon me patjetër të mbyllë që këtë muaj tranferimin e mesfushorit Eriksen, që në verë i përfundon kontrata. Zikaltërit duan të shmangin konkurencën e fortë me ekipe të tjera të mëdha europiane kur lojtari të dalë i lirë në treg dhe për këtë arsye kanë ofruar 20 mln paund. Shuma është e përafërt me atë që kërkon klubi londinez dhe gjasat që martesa të kryhet është e madhe.
Gjithsesi danezi nuk është synimi i vetëm i Interit. Duke parë se Juventusi i rrëmbeu Dejan Kulusevskin për 35 mln euro zikaltërit po intereson për një emër ‘big’ si Poul Pogba, që është edhe objektivi numër 1 i ‘zonjës së vjetër’. Nuk dihet nëse Interi e ka seriozisht për francezin e Manchester United, por mediat në Itali dhe Angli e raportojnë këtë lajm.
Por për ta bashkuar me Conte-s zikaltërit do ta kenë shumë të vështirë, pasi sipas ‘Daily Mirror’ United ia ka bërë të qartë zikaltërve se nuk do të përfshihet në diskutime në rast se këta të fundit nuk ofrojnë Lautaro Martinez. Argjentinasi i Interit vlerësohet 100 mln euro, ndërsa Pogba 180 mln euro, ndaj Interit i duhet të shpenzojë edhe para për mesfushorin.
Për këtë çështje është pyetur edhe trajneri Solskjaer, që e ka mohuar kategorikisht një largim të Pogba-s në merkaton e janarit, por vetë futbollisti e ka deklaruar se nuk është i lumtur në ‘Old Traford’.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.1%
-
Të gabuar
22.5%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 1400
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dielli pas stuhisë, mediat italiane vlerësojnë Asllanin: Nisi aksionin e golit! Inzaghi: Kristjanin e kryqëzuan, s'e meritonte
13 Janar, 12:45
-
VIDEO/ 120 minuta lojë, dy gola dhe karton i kuq! Manchester United eliminon Arsenalin nga FA Cup pas penalltive
12 Janar, 19:01
-
GOLAT/ Asllani pasim nga mesi i fushës, Interi 'përmbyt' 0-1 Venezian! Napoli fiton në shtëpi dhe kryeson Serie A, Bologna ndal 2-2 Romën
12 Janar, 15:40
-
VIDEO/ Ndalini kritikat dhe shijoni mrekullinë e Kristjan Asllanit nga 50 metra, Interi fiton me 'perlën' e shqiptarit
12 Janar, 15:26
-
Rivaliteti është lënë pas, tifozët e futbollit në Angli protestojnë për rritjen e çmimeve të biletave
8 Janar, 15:22
-
Davide Frattesi kërkon largimin nga Interi, klubi i vendos çmimin 'e kripur'
8 Janar, 13:14
-
GOLAT/ Milani përmbysi 2-3 Interin dhe fitoi Superkupën e Italisë, Asllani notë kaluese
7 Janar, 08:39
-
Superkupa e Italisë, përmbysje spektakolare e Milanit, i rrëmben trofeun Interit 'në frymën e fundit'
6 Janar, 23:00
-
Sonte finalja e Superkupës në Riad, Inter do hakmarrje dhe trofeun e 4 radhazi! Milani i Conceicaos premton surpriza
6 Janar, 11:15
-
Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A
5 Janar, 22:54
-
Trofeu i Superkupës diskutohet me Milanin, Inzaghi: Të mësojmë nga gabimet e derbit të fundit
5 Janar, 21:34
-
GOLAT/ Spektakël në 'Anfield', Liverpool barazon 2-2 kundër Man. United! Të kuqtë komodë në krye të Premier League
5 Janar, 19:34