Interi kualifikohet për në çerekfinalet e Europa League pasi mposhti 2-0 Getafen në ndeshjen e luajtur në Gjermani. Nga një gol për çdo pjesë u mjaftoi zikaltërve për të avancuar më tej. Fillimisht Interi vuajti por në minutën e 33-të Lukaku zhbllokon shifrat me një gol të bukur.
Në fraksionin e dytë spanjollët humbasin penallti me Molina që gjuan jashtë në minutën e 76-të ndërsa llogaritë për Interin i mbylli Eriksen i sapofutur në fushë . Në çerekfinale Interi pret fituesen e çiftit Bayer Leverkusen-Rangers me gjermanët që ndeshjen e parë e kanë fituar 3-1.
Ishte thjesht një formalitet kualifikimi për Manchester United ndaj Lask Linz dhe anglezët e fituan edhe ndeshjen e kthimit duke kaluar mes tetë më të mirave. United i përmbysi austriakët 2-1 me golat e Lingard dhe Martial ndërsa ndeshjen e parë e kishte fituar 5-0. Në çerekfinalet e Europa League Manchester United do përballet me Kopenhagen që eliminoi turqit e Istanbul Basaksehir.
Më tej avancoi edhe Shakhtar Donetsk ndërsa sot luhen katër ndeshjet e tjera të fazës së 1/8 të Europa League ku spikat Sevilla-Roma me verdhekuqtë që kanë ndërruar edhe pronësi për 591 mln euro. Menaxhimi nga James Pallotta zgjati 9 vite dhe tashmë pronar i Romës është bërë Dan Fiedkin./ Përgatiti Andi Kapxhiu
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
9.8%
-
Jo
89.6%
-
Nuk e di
0.6%
Vota total: 16706
Lajme të tjera
-
Vjen ora e Kristjan Asllanit, dëmtohet titullari i Interit
29 Mars, 15:50
-
VIDEO/ 'Bëmë baba të të ngjaj', Del Piero Jr. shënon supergol nga distanca
29 Mars, 13:00
-
Humbja në derbi, trajneri Inzaghi: E papranueshme të quhet goli i Juventusit! Allegri mban qëndrim: Jemi zotërinj, s'flasim për arbitrat
20 Mars, 09:33
-
GOLAT/ Interi nuk ia del në shtëpi, Juventusi e mund në Milano! Lazio mposht Romën në derbi, Napoli 'prek' trofeun në Serie A
19 Mars, 22:54
-
E diela magjike e futbollit, jo vetëm derbi italian! Në Spanjë 'El Clasico' Barça-Real vendos shumë për titullin
19 Mars, 11:52
-
Luhet Inter - Juventus, Allegri: Kërkojmë të ringrihemi! Inzaghi: Duhet qartësi për penalizimin e bardhezinjve
18 Mars, 22:58
-
Shorti i Europa League/ Përsëritet finalja e Tiranës, Juventus sfidohet nga Sportingu! Sërish ekip spanjol për M.United
17 Mars, 13:27
-
Manchester United s'e diskuton fitoren, 'Djajtë' në 8 ekipet më të mira në EL (GOLI)
16 Mars, 21:02
-
VIDEO/ Vlahovic dhe Chiesa rikthehen te goli, Juventus fiton në Gjermani dhe kalon në çerekfinalet e Europa League
16 Mars, 21:00
-
Europa League/ Man. United një gol në transfertë për kalimin e turit, Juventus fiton dhe kalon në çerekfinale! Feyenoord 'tërmet 7-ballësh' (VIDEO)
16 Mars, 20:59
-
Drejtori zikaltër, Marotta: Në Stamboll do doja një finale Inter - Milan
16 Mars, 19:28
-
Skandali në Porto - Inter, UEFA me komunikim zyrtar
15 Mars, 17:01